Lajme

KFOR-i i përkushtuar për siguri të qëndrueshme në Kosovë dhe rajon

Autori: Gazeta inFokus 13:30 | 13 Nëntor 2024

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, është takuar me përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestas Mathisen.

KFOR-i ka bërë të ditur se takimi ishte një mundësi që komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja të ndajë qëllimin e tij dhe të shkëmbejë pikëpamjet e tij për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë me përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor.

Sipas njoftimit, gjeneralmajor Enrico Barduani ka theksuar përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për të mbështetur të gjitha përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar, në dobi të sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe stabilitetit rajonal.

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy