Lajme

Ministri Peci propozon që “Darka e Lamës” të shpallet kremte kombëtare

Autori: Gazeta inFokus 13:58 | 12 Nëntor 2024

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka propozuar që Darka e Lamës të jetë edhe kremte kombëtare.

Ai po ashtu ka njoftuar që kjo darkë sivjet do të kremtohet më 2 dhjetor, si dita më e përshtatshme siç e ka quajtur ai për shënimin e kësaj kremte, që të shënohet çdo vit, në ditëlindjen e ish presidentit Ibrahim Rugova, “si shenjë falënderimi për angazhimin dhe përkushtimin e tij në shtet ndërtim, si dhe për promovimin e kulturës dhe traditës autentike shqiptare”.

“Darka e Lamës më 2 dhjetor – Propozoj të jetë edhe kremte kombëtare. Me datën 2 dhjetor Ministria e Bujqësisë organizon “Darkën e Lamës”. Në vitin kur Zoti i dhuroi Kosovës shumë begati në çdo kulturë bujqësore vlerësoj se ky aktivitet tradicional që organizohet nga Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës dhe ka zanafillën ideore nga Presidenti Dr. Ibrahim Rugova, duhet të ketë përmasa edhe më të gjëra në organizim në të gjitha nivelet deri në shënim e kremtim kombëtar në çdo familje”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy