Fokus

E konfirmon Prokuroria Speciale: Ministrja Rizvanolli po intervistohet në cilësinë e dëshmitares

Autori: Gazeta inFokus 12:30 | 12 November 2024

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, sot ka shkuar për t’u marrë në pyetje në Prokurorinë Speciale të Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

E në lidhje me këtë nga prokuroria kanë dhënë detaje për Infokus për arsyen e intervistimit.

Zedhënësja për Informim Liridona Kozmaqi i tha Gazetës Infokus se ajo është paraqitur me kërkesë të Prokurorisë Speciale në cilësinë e dëshmitares për një cështje penale.

-Advertisement-

“Ju informoj se sot, ministrja Artane Rizvanolli, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për një çështje penale, të cilën kjo prokurori e ka në hetim”, ka deklaruar Kozmaqi për Infokus.

Ndryshe sipas raportimeve intervistimi i saj lidhet me rastin e ish-Kryeshefit të KEK, Nagip Krasniqin, ndaj të cilit tashmë ka aktakuzë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera