Albin Kurti shkruan për Astrit Deharin, nuk e përmend askund vrạsjen siç bënte më parë
Autori: Gazeta inFokus
13:12 | 05 Nëntor 2024
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ndarë disa pamje nga homazhet tek varri dhe vizita e tij në shtëpinë e Astrit Deharit në 8 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.
Kurti i cili më rastin nuk po e përmend si vrasje siç e cilësonte në të kaluarën, ka thënë se edhe pas 8 vitesh nuk ka zbardhje të këtij rasti që ishte një goditje e rëndë për studentët në atë kohë dhe për Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan Gazeta Infokus.
“Sot u mbushën tetë vjet pa Astritin. Na mungon shumë. Na merr malli për ditë. Zemërimi e pikëllimi nuk na hiqet, dhe vit pas viti mungon drejtësia, mungon zbardhja e këtij rasti, i cili ishte goditje tejet e rëndë për studentët, për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe për mbarë rininë shqiptare. E kjo goditje tejet e rëndë vazhdon edhe pas tetë vjetëve në një formë tjetër nëpërmjet drejtësisë që mungon. Në këto tetë vjet katër prokurorë e kishin rastin e mbytjes në burgun e Prizrenit të Astrit Deharit por që të katërtit ata dolën në pension pa e kryer punën”, ka thënë kryeministrit.
Kurti ka përsëritur se janë të gatshëm të ndihmojnë prokurorinë me çdo gjë që është e nevojshme për zbardhjen e rastit Dehari. Mirëpo pavarësisht se u bënë afro katër vite që qeveria Kurti është në pushtet ky rast ende nuk është zbardhur.
“Tash është prokurori i pestë, i cili e ka marrë rastin dhe si Lëvizje VETËVENDOSJE!, si Qeveri e Republikës, jemi shumë të interesuar, fort të gatshëm, gjithnjë të vullnetshëm që ta ndihmojmë me krejt çfarë mundemi e dimë prokurorinë e shtetit për të sjellë drejtësi për Astrit Deharin, familjen e tij, Lëvizjen e tij, popullin e tij. Por këtë ndihmë dhe mbështetje që ne duam e duhet ta japim nuk është e tillë që mund ta zëvendësojë punën e prokurorisë andaj besojmë e shpresojmë që ky prokurori i pestë që e ka marrë rastin tani do të punojë dhe do të kontribuoj në ndriçimin e këtij rasti dhe në sjelljen e drejtësisë në kontrast me ata para tij. Ne shokët e shoqet e Astritit mbajmë në zemër Astritin, ashtu qysh ai gjithë jetën e tij e pati në zemër Republikën e Kosovës, kombin shqiptar, dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Lavdi Astritit, dhe i lehtë i qoftë dheu i Kosovës”, shkruan Kurti.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
































