Lajme

Zyrtari i MSH-së që u intervistua për rastin e “Avicena”, emërohet drejtor i Departamentit për Licencim

Autori: Gazeta inFokus 15:54 | 23 October 2024

Në fillim të këtij muaji, krimet Ekonomike kishin zhvilluar aksion në nivel vendi.

Aksioni u zhvillua në pikat e laboratorit “Avicena”.

Arsyeja pse Drejtoria për Krimet Ekonomike dhe Korrupsion kishte zbarkuar është pasi dyshohet se laboratori ka lëshuar certifikata të falsifikuara për nevoja të procesit të patentë shoferëve.

-Advertisement-

Në këtë aksion në cilësinë e personave zyrtarë ishte intervistuar Ragip Hyseni, zyrtar i MSH-së. I njëjti tashmë është emëruar drejtor i Departamentit për Licencim në Ministrinë e Shëndetësisë.

Hyseni mori këtë pozitë me 90.8 pikë.

Për çka dyshohet Avicena?

Me 10 tetor, Drejtoria e Krimeve Ekonomike ka zbarkuar në disa pika të laboratorit “Avicena”. Gazeta Insajderi raportoi se arsyeja e këtij aksioni lidhet me dyshimin se ky laborator se ka lëshuar certifikata të falsifikuara për nevoja të procesit të patentë shoferëve.

Këtë raportim të Insajderit e kishte konfirmuar edhe prokurori i Prokurorisë Themeloren në Prishtinë në Departamentin për Krime të Rënda, Besnik Jakupi.
Po, me urdhëresë të gjykatës është. Unë e kam ba kërkesën, çertifikatat mjekësore për patentë shoferë janë lëshu prej pikave që nuk kanë pas licencë”, kishte deklaruar ai.

Jakupi shtoi se rasti ka të bëjë me veprat penale “Ushtrim i kundërligjshëm i kundërligjshëm i veprimtarisë farmaceutike” si dhe “Rastet e posaçshme të falsifikimit”.

Si të dyshuar për rastin janë intervistuar katër persona.

Në cilësinë e personave zyrtarë është intervistuar Ragip Hyseni, zyrtar i MSH-së, Kryesues i Bordit për Licencimin e Institucioneve Private Shëndetësore, pozitë kjo të cilën paraprakisht e ka pasur deputeti i Kuvendit të Kosovës, ish-zyrtari i MSH-së, Isak Shabani, i cili po ashtu është intervistuar në lidhje me këtë rast.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera