Haradinaj: Anëtarësimi i përshpejtuar i Kosovës në NATO hap jetik për paqe
Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 23 October 2024
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka takuar ndihmës asistentin e Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Evroazisë, Alexander Kasanof, në Departamentin e Shtetit.
Kreu i AAK-së e ka falenderuar administratën amerikane angazhimin dhe përkushtimin maksimal në mbështetje të Kosovës.
“Në Departamentin Amerikan të Shtetit, në një takim të hapur, përmbajtësor dhe miqësor, diskutuam zhvillimet politike në Kosovë me z. Alexander Kasanof, Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Evroazisë. Falenderova z. Kasanof, administratën amerikane dhe Ambasadën e SHBA-së në Kosovë për angazhimin dhe përkushtimin maksimal në mbështetje të Kosovës”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka theksuar nevojën për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
“Në këtë takim, theksova nevojën për një kontratë afatgjate që për synim ka anëtarësimin e përshpejtuar të Kosovës në NATO, pasi ky është një hap jetik për garantimin e sigurisë dhe paqes së qëndrueshme në rajon”, është shprehur Haradinaj.
Ai ka theksuar se që nga vitet e ’90-ta, arritjet e Kosovës janë bërë në partneritet të ngushtë me ShBA-të.
“Vlerësova se lidershipi dhe angazhimi amerikan janë të domosdoshme për një marrëveshje strategjike Kosovë-SHBA dhe për përparimin e Kosovës drejt integrimit euro-atlantik. Arritjet e Kosovës, që nga vitet ’90, përfshirë luftën çlirimtare dhe procesin e shtetndërtimit, janë bërë në partneritet të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe anëtarësimi i Kosovës në NATO duhet të jetë një fitore e përbashkët”, ka theksuar Haradinaj.
Të tjera
-
Nesër bëhet varrimi i të riut që humbi jetën në rrethana tragjike, familja ka një kërkesë
Familja Myftari në Prishtinë ka dalë me njoftim për vdekjen e djalit, Auronit...
-
Harris ose Trump: Këto shtete mund të vendosin
Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA mund të vendosen në shtatë shtete ...
-
Pejë: Dyshohet se zyrtarit të ShKK-së ia vodhi armën vëllau
Të shtunën në mbrëmje ka ndodhur një rast në fshatin Vitomoricë të Pejës. ...
-
29 aksidente dhe mbi 1 mijë e 400 gjoba për një javë në rajonin e Ferizajt
29 aksidente trafiku kanë ndodhur në rajonin e Ferizajt gjatë javës së kaluar...
-
Uji ende nuk mund të përdoret për pije, vazhdon të ketë mangan në liqenin e Badocit
Prania e manganit në liqenin e Badocit, është ende e lartë, rrjedhimisht uji ...
-
Shkencëtarët tregojnë skenarin më të keq: Një megatërmet mund të godasë Paqësorin çdo ditë
Telefoni juaj paralajmëron, dridhja fillon dhe lëkundjet intensifikohen. Foto...
-
Izraeli dhe Irani – marrin fund bombardimet?
Regjimi në Teheran përpiqet të minimizojë rëndësinë e sulmeve izraelite. Iran...
-
CNN: Trump bëri plotë 32 pretendime të rreme gjatë intevistës me Joe Rogan
Donald Trump u ul të premten për një intervistë me drejtuesin e famshëm të po...
-
Vëllai dyshohet se theri për vdekje vëllain – krejt çka dihet për ngjarjen tragjike që ndodhi në kryeqytet
Një rast i rëndë ka tronditur kryeqytetin të dielën mbrëma, ku një person dys...
-
Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, një i vdekur dhe një i plagosur
Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Milot, në vendin...
-
Deputeti i AAK-së thotë se në Ministrinë e Mbrojtjes ka afera korruptive
Një situatë alarmante po ndodh brenda Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në vitin...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqë...