Fokus

Ushqimi i FSK-së, Dakaj: Pusheti po tenton të largojë një kompani që ka pasë lidhje me pushtetet e kaluara e të sjellë një që ka lidhje me ta

Autori: Gazeta inFokus 20:38 | 17 October 2024

Gazetari dhe opnionisti, Shkëlzen Dakaj ka folur në lidhje me tenderin për ushqimin e ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ai ka deklaruar se pushteti aktual i la ushtarët pa bukë duke u munduar që të largojë një kompani e cila ka lidhje me partitë opozitare e me pushtetet e kaluara mirëpo që këtë po e bën duke u munduar të sjellë një tjetër kompani që ka lidhje me ta.

“Këtu e kemi një kompani që është Beni Dona, që nuk është dicka sekret, financuesi më i madh i Lidhjes Demokratike të Kosovës por që ka pasë edhe lidhje me krejt pushtetet e kaluara, po mundohet e u eliminu ose me ju marrë ta themi ky lloj favorizimi që ja kanë dhënë pushtetet e tjera. Por cfarë po ndodhë tash me këto skandale. Do të ishte e mirëseardhur nëse ne po e shohim që ti po don  me e eliminu një kompani e cila ka shfrytëzu kanale të tjera politike ose lidhje me tender por tash e kemi një faktor tjetër që prapë tenderi po provohet ti jepet një kompanie të favorizuar nga partia në pushtet. Pra Kompania që këta po synojnë të ia japin tenderin është kompani e favorizume prej akterëve që sot janë në pushtet, pra ne nuk jemi duke luftu këtu një padrejtësi ose një fenomen të keq por jemi duke tentu me largu një e me sjell një tjetër në të njëjtën formë”, ka thënë Dakaj në “Konfront” në KTV./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera