IKD shpreh shqetësim për bojkotin e shumicës parlamentare në seancat e jashtëzakonshme
Autori: Gazeta inFokus
10:20 | 17 Tetor 2024
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka shprehur shqetësim të thellë pas bojkotit të shumicës parlamentare, përfaqësuar nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, në tri seanca të jashtëzakonshme të thirrura nga opozita.
Këto seanca ishin thirrur për të diskutuar tema me interes të lartë publik, si komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, me Milan Radoiçiq, mungesën e ushqimit në Ushtrinë e Kosovës dhe përllogaritjen e borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit dhe mënyrën e shlyerjes së këtyre borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Sipas IKD-së, “bojkoti përbën një shkelje të besimit të qytetarëve dhe detyrave dhe përgjegjësive si deputet të Kuvendit të Kosovës dhe si partia më e madhe parlamentare”.
Instituti thekson se kjo qasje dëmton rëndë vlerat demokratike të Republikës së Kosovës dhe cenon procesin demokratik të qeverisjes.
IKD konsideron se debatet parlamentare janë “shtyllë e rëndësishme e demokracisë dhe përfaqësimit demokratik,” dhe thekson se deputetët kanë obligimin të marrin pjesë aktive në diskutimin e çështjeve me rëndësi për qytetarët.
“Bojkoti i këtyre seancave jo vetëm që ul integritetin e Kuvendit, por përbën një injorim ndaj qytetarëve të Kosovës”, thuhet në reagimin e IKD-së.
Instituti i Kosovës për Drejtësi thekson se kjo qasje pengon rrugën integruese të Kosovës në strukturat euro-atlantike.
Po ashtu, IKD ka shprehur shqetësim për mungesën e vazhdueshme të Kryetarit të Kuvendit në drejtimin e këtyre seancave të jashtëzakonshme.
IKD i bën thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që “të largohet nga rruga e bojkotit kundërkushtetues” dhe që të gjitha partitë politike të përmbushin detyrimet e tyre që rrjedhin nga Kushtetuta e Kosovës dhe vlerat demokratike në rrugën drejt integrimit evropian.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
































