Fondi i rritjes, kaq milionë euro supozohet t’i takojnë Kosovës
Autori: Gazeta inFokus
09:22 | 16 Tetor 2024
Pagesat e para nga Fondi i Rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, grante dhe kredi të buta, pritet të bëhen brenda këtij muaji, ka thënë Komisionari Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi. Nga ky fond, pritet që Kosova të përfitojë rreth 880 milionë euro.
“Këto agjenda reformash janë miratuar nga Këshilli Evropian javën e kaluar. Kështu që në thelb parashikojmë që pagesat e para të lëvrohen brenda këtij muaji. Ky është plani. Kjo nënkupton edhe që koha në fakt po ecën që vendet të vazhdojnë reformat në mënyrë që të lëvrojmë dhe pagesat e mëtejshme”, tha ai.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, konsideron se përfshirja e Kosovës në Fondin e Rritjes së BE-së, është një përparësi e madhe për vendin, në veçanti për bizneset të cilat do të kenë një mundësi për tregti më të lehtë.
“…Kosova përfiton shumë nga tregu i përbashkët rajonal sidomos mas samitit të Berlinit për arsye se do të hapet mundësia për bizneset kosovare që të kenë një çasje më të lehtë për dalje në tregjet rajonale se ky është një integrim rajonal që do ti paraprij integrimit në tregun e BE-së. Plani i veprimit që është nënshkru për tregun e përbashkët rajonal është mundësia ma e mirë për të eliminuar barrierat për të hyrë në tregun evropian…Do ta ndihmojnë shumë këto fonde. Kjo është e lidhur me planin zhvillimor…”, tha Rafuna për rtv21.
Fondet nga tregu i përbashkët në një formë do të mund të ndihmojnë në rikuperimin e humbjeve që ka pësuar Kosova nga masat e BE-së, vlerëson kryetari i dhomës së Industrisë dhe Tregtisë, Skender Krasniqi.
“…urojmë që kjo marrëveshje e cila ende nuk është e specifikume detajisht te jetë efektive sidomos në rritjen e bashkëpunimit rajonal dhe mos të kemi pengesa sic kemi pasur deri më tash sidomos me Serbinë dhe me Bosnjën, ku bizneset kanë pasur shumë sfida, qoftë në tregun e lirë qoftë për të sjellë produktet e Evropës në Kosovë. Urojmë që këto të eliminohen sa ma shumë dhe të mos kemi probleme dhe sfidat që i kemi pasur deri tash. Jashtëzakonisht sidomos tu e marrë parasysh se jemi nën sanksione dhe kosova e bizneset kanë humbur dhe cdo e hyrë nga këto marrëveshje është ndihmë. Shpresojmë që kjo shumë të mos jetë e kushtëzuar nga marrëveshjet e tjera e Brukselit apo marrëveshjet që po kushtëzohen mga ana e bashkësisë ndërkombëtare dhe të futen në treg…”, tha ai.
Plani i ri i veprimit për tregun e përbashkët rajonal që u miratua në Samitin e Procesit të Berlinit, është pjesë integrale e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
































