Kuvendi sot sërish në seancë të jashtëzakonshme
Autori: Gazeta inFokus
07:47 | 16 Tetor 2024
Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen sot në një seancë të jashtëzakonshme ku pritet të diskutohet për “faljen e borxheve të ambalazhuesve të ujit” dhe për “përgjimet në sektorin e energjisë elektrike”.
PDK ka propozuar që në këtë seancë të miratohet edhe një rezolutë nëpërmjet të cilës kërkohet nga Prokurori i Shtetit si organ kushtetues i pavarur me autoritet dhe përgjegjësi për ndjekjen penale, që të iniciojë hetime penale në përputhje me legjislacionin në fuqi, ndaj personave zyrtarë dhe jo zyrtarë lidhur me procesin e përllogaritjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në raport me kompanitë përkatëse të cilat i kanë pasur si detyrime ndaj këtij institucioni, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që Brenda 15 ditë nga miratimi i kësaj rezolute të marrë vendim për anulimin e të gjitha vendimeve për shlyerjen e kundërligjshme të borxheve që i kanë pasur kompanitë që merren me ambalazhimin e ujit në Kosovë.”, thuhet në draft-rezolutën e PDK-së.
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se PDK-ja dhe deputetët opozitarë kanë grumbulluar 40 nënshkrime për të diskutuar për “faljen e borxheve të ambalazhuesve të ujit” dhe për “përgjimet në sektorin e energjisë elektrike”.
“Nesër kemi ftuar seancën e radhës, seancë e jashtëzakonshme. Kemi kërkuar edhe një komision hetimor në të cilën nuk është votuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Çështjen e borxheve të ambalazhuesve të ujit, kjo nuk është votuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Dëmi që është shkaktuar është 11 milionë euro. Çështje tjetër e rëndësishme është çështja e përgjimeve në sektorin e energjisë elektrike”, ka thënë ai gjatë së martës.
Në kërkesën drejtuar kryeparlamentarit, opozita ka propozuar rezolutë që kërkon që Prokuroria të nisë hetimet dhe që të anulohen vendimet për faljen e borxheve të ambalazhuesve.
Javën e shkuar në Ministrinë e Mjedisit u arrestuan dy zyrtarë. U raportua se bëhet fjalë për rast të faljes së borxheve për ambalazhuesit e ujit.
Ndërsa ditë më parë, portali “Nacionale” publikoi disa biseda të zyrtares së Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, dhe ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi.
Për asnjërën nga çështjet, Lëvizja Vetëvendosje nuk është deklaruar.
Seanca të jashtëzakonshme ka pasur edhe të premten, për bisedat e shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq, që ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë, dhe të hënën për ushqimin në FSK.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
































