Mesazhet e Dejona Mihalit me Nagip Krasniqin ‘inkriminojnë’ edhe drejtorin e KESH-it të Shqipërisë
Autori: Gazeta inFokus
21:11 | 15 Tetor 2024
Sot e dje (e hënë), nëpër media kanë qarkulluar pjesë të mesazheve mes Dejona Mihalit, koordinatore e komiteteve në Vetëvendosje dhe personave tjerë të cilët kanë pozita në dikasteret e shtetit, shkruan Gazeta Infokus.
Në një pjesë të këtyre mesazheve flitet edhe për Ergys Verdhon, ish drejtorin e Korporatës ElektroEnergjetike të Shqipërisë, ku në këto mesazhe flitet se si Dejona Mihali ka ndërhyrë në vendimet e KEK-ut duke përfshirë edhe Verdhon.
Në këto biseda gjithashtu ceket se si Mihali ka kërkuar nga ish kryeshefi i KEK-ut të i kërkojë Ergys Verdhos të mos ketë reduktime me energji elektrike në Kosovë.
E gazetari i Infokus-it, Shkëlzen Dakaj në një storie komentuese të realizuar ka shpjeguar se kush është me të vërtet Ergys Verdho e që Mihali-t nuk i ka takuar që të ndërhyjë në reduktime e furnizime të qytetarëve me energji elektrike.
“Ergys Verdho, ka qenë drejtor i Korporatës ElektroEnergjetike të Shqipërisë deri në këtë vit, ka dhënë dorëheqje para pak muajve prej kësaj pozite e me sa hulumtova ishte emëru drejtor i Hekurudhave në Shqipëri e atje në KESH-ishte i akuzum edhe për keqpërdorime e vjedhje milionëshe që ka ba gjatë kohës sa e ka drejtu KESH-in.”
“Dejona Mihali po i thotë drejtorit të KEK-ut mos me pas reduktime a e dini që prej vitit 2013 prej që është privatizu distribucioni i KEK-ut, KEK-u nuk ka të bëjë më as me reduktime po as me furnizime të qytetarëve me energji elektrike. Nga kjo që po shohim nga komunikimi dhe disa veprime që janë ba Dejona Mihali dhe Nagip Krasniqi po del se kanë punu në favor dhe në interes të kompanisë turke KESCO që e kanë për detyrë furnizimin e energjisë elektrike të qytetarëve në Kosovë, derisa Dejona Mihali po kërkon nga drejtori i KEK-ut që mos me pas reduktime dhe po kërkon që drejtori i KEK-ut të komunikojë me drejtorin e KESH-it që të ketë furnizim prej atje kjo përbën shkelje në vetvete, e para që e ka ndikim atje dhe e dyta pse duhet me u interesu Dejona Mihali për reduktime pse duhet me u përfshi drejtori i KEK-ut a ka reduktime a ska”, ka potencuar Dakaj në këtë storie.
Ndryshe kujtojmë që Gazeta Infokus ka publikuar dy hulumtime të ndara se si kompania GEN në të cilën këshilltar ishte Berishaj kishte përfituar nga buxheti i Kosovës konkretisht nga KEK-u mbi 15 milionë euro.
Infokusi kishte publikuar edhe një sërë shkrimesh në lidhje me keqpërdorimet në KEK në kohën e Nagip Krasniqit e ku prej 4 prej tyre, ai edhe po hetohet nga Prokuroria Speciale e për të cilën çështje është intervistuar me orë të tëra edhe Dejona Mihali.
Për më shumë ndiqeni storien e plotë me detaje të realizuar nga Shkelzen Dakaj:

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...































