Fokus

Policia jep detaje për vetaksidentin në Komoran, lëndohet një person

Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 10 Tetor 2024

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 08:30 në fshatin Nekoc, shkruan Gazeta Infokus.

Në disa pamje shihet se si një veturë është rrokullisur jashtë rrugës.

Aksidentin për Infokus e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

-Advertisement-

Ajo tha se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 08:30,  është pranuar informata për një vetaksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Nekoc. Deri më tani bëhet e ditur se në këtë vetaksident është përfshirë një automjet dhe për pasojë vozitësi  është lënduar dhe i njëjti është dërguar për trajtim  mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij vetaksidenti”, ka deklaruar Ahmeti për Infokus.

Ndryshe më poshtë mund të gjeni pamje të aksidentit:

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy