“Zakonisht po e bëjnë vajzat”, drejtoresha e Arsimit në Gjakovë jep detaje për nxënëset që u vetlënduan nga “sfida” në ‘TikTok’
Autori: Samire Jaha
11:25 | 09 Tetor 2024
Nga policia e Kosovës tashmë kanë konfirmuar se ka arritur në 13 numri i nxënësëve, të cilat u vetlënduan për shkak të një lojë sfiduese në rrjeti social “Tik Tok” e cila ka nisur të shndërrohet në fenomen.
Ky rast momentalisht për aq sa ka informacione po ndodhë vetëm në komunën e Gjakovës, shkruan Gazeta Infokus.
E në lidhje me këtë për Infokus ka dhënë detaje të reja edhe Drejtoresha e Arsimit në Gjakovë, Eranda Kumnova – Baçi.
Ajo ka thënë se pre e kësaj loje të rrezikshme po bien vetëm vajzat.
“Zyrtarët policor po merren me të gjitha procedurat dhe mjeket me ekzaminimin e kohës së plagëve të shkaktuara. Kjo ka të bëj me një sfidë të rrjetit social “Tik Tok”, dhe zakonisht e bëjnë vajzat. Nxënëset janë të shkollave të mesme të ulëta”, ka deklaruar drejtoresha për Infokus.
Ajo deklaroi se pas këtyre rasteve është marrë vendimi që të iu ndalohet rreptësisht përdorimi dhe mbajtja e telefonave mobil nxënësve në shkolla.
“Shkollat sot janë duke zhvilluar kontrolle në të gjitha klasat, dhe nga sot e tutje do të ndalohet rreptësishtë mbajtja e telefonave mobil nga nxënësit. Në rast se psikologet apo kujdestaret vërejnë shenja të dyshimta në duar të nxënësve atëherë do të lajmërohen menjëherë zyrtaret policor dhe do të vazhdojnë me procedurat hetimore”, ka potencuar ajo për Infokus.
Mirëpo se si doli në pah ky fenomen në qytetin e Gjakovës?
Drejtoresha e Arsimit në Gjakovë ka treguar për Infokus se këto raste u zbuluan pas një informate jozyrtare nga një prind.
“Pas një informate jo zyrtare (nga një prind) te premten ne mbrëmje për vetëlëndim nga vajzat kemi lajmëruar drejtoret e shkollave që të hënën të fillojnë edhe kontrollet në shkolla bashkë me psikolog dhe me kujdestaret e klasave. Në ndërkohë kemi lajmëruar edhe zyrtaret policor, dhe veç në kontrollet e djeshme dhe pardje ka rezultuar të identifikohen 13 nxënëse me vetëlëndime të mëhershme”, është deklaruar Kumnova – Baçi për Infokus.
Gjithashtu drejtoresha e arsimit në këtë qytet ka thënë se kontrollet janë duke vazhduar edhe sot nëpër shkolla.
Këto raste të këtij fenomeni nga Policia e Kosovë po cilësohen si “Shtytje në Vetëvrasje”.
Sipas raportimeve dyshimet ekzistonin që nga fundi i vitit shkollor.
Nga këto rate të lëndimeve, fëmijët po ndikohen nga një lojë e rrezikshme në rrjetin social TikTok, ku pjesë e kësaj loje është gërvishtja e trupit me mjete të ndryshme.
Gazeta Infokus ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës në lidhje për të ditur se a po raportohet edhe në qytete të tjera të Kosovës për raste të ngjajshme apo vetëm në Gjakovë. Mirëpo deri në publikimin e këtij artikulli nuk kemi marrë informacione zyrtare.
Ndërkaq Gazeta Infokus do të ju mbajë të informuar në lidhje me këto raste./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
































