Lajme

“Qartazi se kemi mbështetjen e duhur”, PSD-ja nuk merrë pjesë në zgjedhjet e reja

Autori: Gazeta inFokus 15:58 | 08 Tetor 2024

Partia Socialdemokrate, ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e reja që sot ë mbahen me 9 shkurt, shkruan Gazeta Infokus.

Kështu ka njoftuar kjo parti përmes një komunikate të publikuar e ku thuhet se “Qartazi, alternatives politike që përfaqëson PSD-ja, nuk e ka mbështetjen e duhur për përfaqësim në Kuvend”.

Ndryshe nga kjo parti përmes këtij njoftimi kanë thënë se Kosova rrezikohet prej popullizmit me prirje autoritare të partisë në pushtet.

-Advertisement-

“Por përgjigja për këtë regjim politik e diskursiv nuk është “djali i mirë” e “normal” me higjienën e fjalorit politikisht korrekt. Ky opcion, nën petkun e racionalitetit, edhe në Kosovë si gjithkund tjetër, përfaqëson pushtetet e kaluara ku ligjin e bënte kapitalizmi grabitqar. Në vend të votës, duam të japim shembull aktivizmi. Shpresa që duam të ndërtojmë është kalitja që ta sjell veprimi yt, dhe jo faktorët nga jashtë. Fluska e aktivitetit opozitar duhet të bëhet mësim. Kështu do të ndërtohet një trajektore tjetër, me notat e momentet e veta, edhe përtej edhe përkundër kohës e hapësirës së këtij pushteti”, thuhet në njoftimin e PSD-së./Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy