Lajme

Policia e sjell në ministrinë e Mjedisit, Izedin Bytyqin, aty po kryhet bastisja

Autori: Gazeta inFokus 11:39 | 08 October 2024

Krimet Ekonomike po vazhdojnë bastisjen në Ministrinë e Mjedisit dhe Infrastrukurës.

Para pak minutave një veturë e policisë e ka sjellë në ministri, ish sekretarin e kësaj ministrie, Izedin Bytyqin.

Siç po raportohet ai është marrë nga policia nga shtëpia e tij ku edhe u publikuan pamje.

-Advertisement-

Sipas ekipit të Gazetës Infokus që po qëndrojnë aty pritet që të ketë edhe të arrestuar.

Lajmi i fundit: Krimet Ekonomike bastisin edhe shtëpinë e sekretarit të Ministrisë së Mjedisit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera