Lajme

24 aksidente dhe mbi 1300 gjoba për një javë në rajonin e Ferizajt

Autori: Gazeta inFokus 10:33 | 07 Tetor 2024

24 aksidente janë raportuar të kenë ndodhur përgjatë javës që lamë pas në rajonin e Ferizajt.

Sipas forcave të rendit, në 11 nga këto aksidente pati persona të lënduar, ndërsa me dëme materiale 13 sosh.

“Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në parandalim të aksidenteve në komunikacionin rrugor.Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 30/09 – 06/10/2024 ka shqiptuar 1341 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr  6 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

 

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy