Lajme

Specialja thotë se dëshmitari i 92-të ishte ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Autori: Gazeta inFokus 12:01 | 30 September 2024

Në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit sot ka nisur dëshminë Ahmet Rrahmanaj, në cilësinë e dëshmitarit të 93 të Prokurorisë.

Rrahmanaj ka qenë anëtar i Policisë Ushtarake në njësitin Lumi në Malishevë, dhe sipas Prokurorit Mathew Halling do të dëshmojë për funksionimin e zinxhirit komandues mes njësive në atë zonë.

Para këtij, paradite ka dëshmuar për afër 2 orë edhe dëshmitari i 92 i Prokurorisë, në seancë private, për të cilin Prokuroria ka bërë të ditur se gjatë 1998-ës ishte ndaluar në një bazë të UÇK-së ku i ishte nënshtruar keqtrajtimeve.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera