Lajme

Rrezarta Krasniqi e quan Kurtin mashtrues: Armik kryesor i popullit të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 26 Shtator 2024

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Rrezarta Krasniqi thotë se “armiku kryesor i popullit të Kosovës për këto 4 vite ishte vet qeveria e Kosovës”, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo përmes një postimi në “Facebook”, e quan kryeministrin Albin Kurtin mashtrues.

“Është e pashpjegueshme kritikat e miqve tanë edhe me fjalor jo diplomatik. E kanë katandisur dialogun, katandisje edhe në integrimet evropiane, rrënoi marrëdhëniet me aleatë dhe është e kuptueshme që sanksionet do të thellohen deri sa ky kryeministër ta largohet sepse është bërë armik i aspiratave tona shumëvjeçare”, thotë ajo.

-Advertisement-

Sipas Krasniqit, “9 shkurti është dita kur populli i Kosovës do ta largoj nga zyra e kryeministrit këtë mashtrues dhe demagog që Kosovës i ka shkaktuar dëme të parikuperueshme”.

“Vetëm me Lidhjen Demokratike ruhen vlerat e miqësisë së përhershme me ShBA dhe me vizionin e qartë të LDK-së do të bëhemi anëtar në NATO dhe BE”./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e saj të plotë:

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy