Lajme

“Trepça” ngre padi ndaj një ish-punëtori, i cili dyshohet se ka marrë rrogë pa punuar

Autori: Gazeta inFokus 07:42 | 25 September 2024

Ndërmarrja “Trepça” ka bërë të ditur më 24.09.2024 se ka ngritur padi ndaj një ish-punëtori, i cili thuhet se ka përfituar pagë pa punuar.

“Me datën 24.09.2024, Menaxhmenti i Trepça Sh.A., ka dërguar padi për kompensimin e dëmit në emër të pasurimit pa bazë ndaj kontratës me nr.prot:545 për shkak se i njëjti ka vazhduar të marrë pagë nga Trepça Sh.A., pa punuar, me ç’rast i njëjti ka përfituar pagë të dhënë pa bazë (pasurimi i pa bazë)”- thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook.

Tutje, në njoftim thuhet se “Trepça” në pajtim me nenin 194 të LMD-së ka paraqitur këtë padi për kompensimin e dëmit në emër të pasurimit pa bazë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera