Lajme

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 07:05 | 17 September 2024

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, dje ka dëshmuar dëshmitari i 85-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Ky dëshmitar ka dëshmuar me masa mbrojtëse dhe sipas përmbledhjes së lexuar nga përfaqësuesi i ZPS-së, Matt Halling, ai është ish-ushtar i UÇK-së.

-Advertisement-

“Dëshmitari 04737 është një ish-anëtar i UÇK-së nga Zona Operative e Pashtrikut. Ai do të jep dëshmi lidhur me veprimtaritë gjatë luftës dhe strukturës së komandës në këtë brigadë”, ka theksuar prokurori Halling.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera