Lajme

Arrestohet asamblisti i LDK-së në Podujevë për sụlm ndaj kryetarit Bulliqi

Autori: Gazeta inFokus 09:54 | 13 Shtator 2024

Është arrestuar asamblisti i LDK-së, Enver Rrahmani, pasi që i njëjti dyshohet se ka kanosur dhe ka sulmuar fizikisht kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bulliqi, dje gjatë një seance në Kuvendin Komunal.

Sipas raportit policor, i njëjti është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kanosur dhe sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thotë policia, njofton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy