Rrahman Jasharaj: Nuk e përjashtojmë grevën nga mesi i shtatorit
Autori: Gazeta inFokus
09:05 | 24 Gusht 2024
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se viti i ri shkollor nuk do të fillojë me greva, pavarësisht mos përmbushjes së kërkesave të tyre nga Ministria e Arsimit, mirëpo s’e përjashton mundësinë për greva e protesta nga mesi i shtatorit.
Jasharaj ka thënë se gjatë muajit të ardhshëm do të mblidhet Këshilli Drejtues i SBAShK-ut, i cili do ta bëjë një vlerësim të situatës dhe të kërkesave, pas së cilave do të merret edhe vendimi për veprimet e mëtutjeshme sindikale.
“Ne kemi paralajmëruar që duke e parë situatën e anëtarësisë sonë, mund të ketë kërkesa të shtuara dhe nevojë për të bërë veprime sindikale. Në muajin maj kemi organizuar një protestë para qeverisë me pjesëmarrjen e kryetarëve të të gjitha shoqatave me kërkesa legjitime, por nuk morëm ndonjë reagim pozitiv nga qeveria Kurti dhe nga zonja Nagavci. Disponimi për veprime sindikale po rritet gjithnjë e më shumë. Ne nuk do të kemi grevë më 2 Shtator, por gjatë muajit shtator do të mbledhim Këshillin Drejtues, i cili është organi më i lartë dhe përfaqësues i të gjithë punonjësve në arsim, nga çerdhet deri në universitet. Ata do të bëjnë një vlerësim të situatës dhe të kërkesave, dhe nëse kërkesat që kanë mbështetje shumicën, ne do të veprojmë për to”, ka thënë Jasharaj.
Kreu i SBAShK-ut ka thënë se nga mospërmbushja e kërkesave nga MAShTI, mllefi i mësimdhënësve është duke u rritur dhe se nuk mund të përjashtojnë as protestat dhe as grevat që mund të ndodhin gjatë muajit shtator.
“Nuk mund të përjashtojmë as protestat dhe as grevat që mund të ndodhin gjatë muajit shtator dhe më tej, pasi kërkesat janë të njëjta dhe asnjë nuk është realizuar deri tani. Mllefi po rritet dhe nuk kemi asnjë sinjal se diçka do të ndryshojë. Ne kemi tentuar vazhdimisht të kemi kontakte me zonjën Nagavci, por ajo i ka shmangur ato. Madje kemi bërë edhe kërkesa me shkrim, por kemi marrë përgjigje të njëjtë, duke thënë se gjoja ajo nuk ka kohë. Si kryetar, kam dëgjuar se ajo vazhdon të mbajë inatin e grevës së vitit 2022, dhe kjo është shumë e keqe. Kur nuk ka dialog, nuk kam çfarë të them anëtarësisë, dhe kjo rrit mllefin dhe pakënaqësinë, duke e bërë të mundshme që në Shtator të kemi veprime sindikale”, ka thënë ai.
Jasharaj ka thënë se kanë pasur takim me zëvendësministrin e Arsimit, Taulant Kelmendi, ku kanë paraqitur kërkesat e tyre dhe e kanë bërë të qartë se viti i ri shkollor nuk do të nisë me greva.
Ai ka thënë se në këtë takim kanë përsëritur reagimin e tyre lidhur me subvencionim e teksteve, dhe sipas tij, kanë argumentuar se MAShTI kishte bërë gabime në shpërndarjen e teksteve shkollore, duke dëmtuar kështu vitin shkollor.
“Gjatë takimit, ne e kemi bërë të qartë se nuk do të kemi greva në fillim të vitit shkollor dhe presim përgjigjen e anëtarësisë. Kemi diskutuar gjithashtu për problemet me shpërndarjen e teksteve shkollore. Në emër të anëtarësisë, kam paraqitur dhe ripërsëritur reagimin tonë lidhur me ndarjen e teksteve për vitin shkollor të kaluar, ku argumentuam se MASHTI kishte bërë një gabim të madh në shpërndarjen e teksteve shkollore, duke dëmtuar kështu vitin shkollor”.
“Propozimi ynë është që tekstet shkollore të dërgohen në shkolla me kohë, dhe të mos ndodhi shpërndarja përmes librarive, e cila ka rezultuar në vonesa të konsiderueshme. Në vend të kësaj, kërkojmë që procesi i shpërndarjes të organizohet më mirë, me ndihmën e shkollave për të siguruar që nxënësit të pajisen me tekstet e nevojshme përpara fillimit të vitit shkollor”, ka thënë ai për Ekonomia Online.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...






























