Për dy ditë, “Trepça” largoi shtatë punëtorë
Autori: Gazeta inFokus 07:40 | 21 August 2024
Edhe tre punëtorë në ndërmarrjen “Trepça” janë larguar nga puna të martën. Të tre këta sipas njoftimit të kësaj ndërmarrje kanë bërë shkelje të rëndë gjatë kryerjes së detyrës. E në një rrëfim për tëvë 1, njëri nga të larguarit përkohësisht, Xhevdet Tahiri ka thënë se vendimi për largim është i padrejtë derisa ai akuzohet për punësimin e vëllait si shofer personal.
Tre punonjës sipas njoftimit të ndërmarrjes janë larguar pasi kanë bërë shkelje të rëndë gjatë kryerjes së detyrës.
Por jo vetëm këta të tre, edhe gjashtë punëtorë të tjerë të ndërmarrjes “Trepça” u larguan nga puna ditë më parë.
Një nga ta është edhe Xhevdet Tahiri, i cili ishte drejtor i shërbimit teknik – gjeodezik.
Ndërrmarrja “Trepça” përmes një postimi në facebook thotë që Tahiri është larguar përkohësisht nga puna me vendim të U.D. Kryeshefit Ekzekutiv duke u bazuar në rregulloren për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A.
Por, këtë vendim të Trepçës e sheh si të padrejtë Tahiri.
“Mu me kanë larguar prej pune padrejtësisht, ata janë referua Ligjit të punës dhe një rregullore të Brendshme duke mos e përfillë Kodin e Procedurës Penale. Kodi i Procedurës Penale tregon që unë jam i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë . Aktakuza është për konflikt interesi. Unë nuk e kam punësuar askënd vetëm e kam bërë kërkesë, konkursi ka qenë i hapur ka qenë publik transparent ka kandidua një kandidatë , vëllai im, tjetër nuk ka kandiduar askush, komisioni përgjegjës, të përberë nga zyra ligjore dhe burimeve njerëzore, procedurat i kanë bërë ata. Unë kurrë nuk kam bërë kërkesë për një shofer personal”, tha ai.
Sipas Tahiri kërkesa për punësimin e vëllait nuk ishte në kundërshtim me ligjin.
“Aktakuza më është ngritur në vitin 2021, pas dy vite e gjysëm, aktakuza është ngritë pasi një personi aty në Trepçë iu ka rreziku vendi si përfaqësues i bordit mbikëqyrës. Zyra kombëtare e auditivi nuk ka gjetur shkelje sepse në vitin 2019 Trepça nuk ka pas rregullore për sistematizimin e tyre”, tha Tahiri.
Tahiri thotë se ka dorëzuar kërkesë që të rikthehet në punë.
E jo vetëm Tahiri, edhe Mërgim Zeneli i ka reaguar Ndërmarrjes Trepça në njoftimin për shkarkimin e tij nga puna.
“Ky me iniciale M.Z jam unë dhe nuk është aspak e vërtet që më keni larguar nga puna kinse kam bërë shkelje të rregullores së punës.Unë e kam lan punën vet me datën 10.06.2024 dhe janë të informuar të gjithë stafi udhëheqës në StanTerg .Këto shpifje dhe dezinformata që ju po i perdorni kinse për suksese janë skandaloze dhe turpëruese. Njerëz të tillë e kanë sjellë këtë ndërmarrje buzë falimentimit.Punoni e siguroni pagat e minatorëve që ju keni mbet borxh e mos dezinformoni, pasi qe shumë punëtor tjerë do të veprojnë njejt sikur unë dhe do e braktisin atë ndërmarrje. Me Fat”, ka shkruar në Facebook Zeneli.
Por këto pretendime të Zenelit janë hedhur poshtë nga ndërmarrja “Trepça”.
“Sa i përket z. Mergim Zeneli, pretendimet e tij nuk qëndrojnë pasi që Komisioni Disiplinor i Trepça Sh.A duke u bazuar në fletëparaqitjen me nr.prot: 2016 të datës 01.8.2024 nga udhëheqësi i njësisë biznesore dhe kërkesa për zhvillimin e procedurës disiplinore e datës 14.8.2024, Komisioni Disiplinor pas administrimit të provave ka konstatuar se z.Mergim Zeneli ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës, sipas nenit 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.27 të Rregullores për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale te Trepça Sh.A, ku që nga data 09.6.2024 nuk është paraqitur në vendin e punës”, tha zyrtarja për informim në ndërmarrjen “Trepça”, Donika Osmani.
Në fillim të muajit gusht ishte liruar nga detyra edhe kryeshefi ekzekutiv, Bashkim Kurti, pasi Gjykata Themelore në Mitrovicë kishte marrë vendim që të anulohet zgjedhja e Kurtit në krye të ndërmarrjes “ Trepça”.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...