Fokus

Liburn Aliu i jep miliona euro kompanisë me ofertën më të shtrenjtë edhe pas shumë dëshmive për shkelje të ligjit në OSHP për tenderin e rrugës Prizren – Tetovë

Autori: Gazeta inFokus 14:04 | 01 August 2024

Ministria e Infrastrukturës në krye me Liburn Aliun ka dhënë tashmë tenderin milionësh për ndërtimin e rrugës Prizren – Tetovë, konkretisht për dy pjesë të kësaj rruge, tender ky për të cilin ishte bombarduar me ankesa Organi Shqyrtues i Prokurimit për shkak të dyshimeve për korrupsion, favorizime e dallavere.

Hiq më pak se mbi 16 milionë euro do të paguajë shteti i Kosovës, për ndërtimin e dy pjesëve të kësaj rruge, për të cilën kontrata është nënshkruar me dy konsorciume ekonomike.

Kontrata me titullin “Ndërtimi i rrugës Prizren – Kufiri me Maqedonin e Veriut (Tetovë), segmenti Struzhë – Kyçja në Autoudhën dr.Ibrahim Rugova në Prizren – Jug, L=20.350 km”, ku parashihet ndërtimi i mbi 20 kilometrave të ndara në tre pjesë.

-Advertisement-

Tenderi për pjesën e parë të rrugës i është dhënë grupit të operatorëve ekomonikë. “Premium Beton SH.P.K, dhe “GPG”, në vlerë prej 7 milionë e 999 mijë e 999 euro ku sipas titullit të kontratës, parashihet ndërtimi i 6+913.73 kilometrave.

Sipas këtij dokumenti, kjo ministri ende nuk e ka nënshkruar kontratën për pjesën e dytë të rrugës, shkruan Gazeta Infokus.

Ndërkaq për pjesën e tretë të rrugës kontrata me çmimin 8 milionë e 346 mijë e 804 euro është nënshkruar me konserciumin “Eurokos Holding SH.P.K”, “Alfa.i”, “Elbau Sh.P.K”, “Agim Morina B.I”, “N.N.SH. World Medium”, “Adnan Bislimi B.I.”, ku parashikohet ndërtimi i 6+911.27 kilometrave.

E pikërisht për këtë pjesë të rrugës, OSHP-ja kishte pranuar disa ankesa nga operatorët ekonomikë, për shkelje të ligjit duke favorizuar ofertuesit e shtrenjtë e duke injoruar më të lirët.

Raportimi i Infokusit – Dallaveret e dyshimet për korrupsion në tenderin 35 milionësh

Gazeta Infokus në prill të këtij viti kishte hulumtuar të gjithë dosjen e prokurimit të tenderit 35 milionë euro për ndërtimin e rrugës Prizren – Tetovë deri tek tuneli për të cilin OSHP-ja ishte bombarduar me ankesa nga operatorët ekonomikë.

Tenderi në vlerë të parashikuar 35 milionë euro ishte ndarë në 3 Lote dhe parasheh ndërtimin e 20 kilometrave e 350 metrave rrugë nga segmenti Struzhë – Kyçja në Auto-udhën “dr.Ibrahim Rugova” në Prizren – Jug. Loti 1 parasheh 6 kilometra e 913 metra, Loti 2, i paraparë 6 kilometra e 525 metra dhe Loti 3 i paraparë 6 kilometra e 911 metra.

LEXO EDHE: Dallavere e dyshime për korrupsion, OSHP bombardohet me ankesa për tenderin 35 milionësh të Liburn Aliut për rrugën Prizren – Tetovë

Ministria e Infrastrukturës akuzohej për shkelje sidomos në tenderin për lot 3, apo pjesën e tretë të kësaj rruge.

Loti i fundit apo numër 3 ku edhe po dyshohej për keqpërdorime më të mëdha i ishte dhënë grupit të operatorëve ekonomikë: “Eurokos Holding SH.P.K”, “Alfa.i”, “El-Bau SH.P.K”, “Agim Morina B.I”, “N.N.SH. World Medium”, si dhe “Adnan Bislimi B.I”, në vlerën e theksuar edhe më lartë apo 8 milionë e 346 mijë e 804 euro e 38 cent.

Çfarë ndodhi? – Aliu sërish i dha tenderin për ‘lot 3’  të njëjtit konsorcium me ofertë më të lartë

Edhe pas ankesave të shumta për keqpërdorime në OSHP, ministri Aliu sërish këtë tender i dha kompanive të njëjta me të njëjtin çmim.

Në tenderin apo njoftimin për nënshkrimin e kontratës të publikuar me 1 gusht nga Ministria e Infrastrukturës ku thuhet se nënshkrimi do të bëhet nesër me 2 gusht, sërish iu dha konsorciumit të operatorëve ekonomikë: “Eurokos Holding SH.P.K”, “Alfa.i”, “Elbau Sh.P.K”, “Agim Morina B.I”, “N.N.SH. World Medium”, “Adnan Bislimi B.I.”, ku parashikohet ndërtimi i 6+911.27 kilometrave në vlerë 8 milionë e 346 mijë e 804 euro.

 


Ankesat në OSHP, sa ligje i kishte shkelur Liburn Aliu sipas kompanive?

Sipas ankesës së tretë në OSHP të bërë nga kompania “PE -VLA-KU SH.P.K, dega në Kosovë”, ministria e Liburn Aliut ka shkelur hiq më pas se 13 dispozita ligjore në përzgjedhjen e operatorit ekonomikë, konkretisht konzerciumit:  “4 A-M Premium Beton SH.P.K GPG Company Sh.p.k” në vlerë afro 8 milionë euro.

Ndër to edhe vetë kriteret e përzgjedhjes si dhe nenin 69 të ligjit për prokurim publik sa i përket aftësive teknike dhe profesionale të kompanive fituese.

Sipas këtij konzerciumi ata janë dëmtuar në vlerë 5 mijë euro për kryerjen e proceseve për aplikim derisa nga ministria janë përzgjedhur operatorë ekonomikë të papërgjegjshëm.

“Neve si Operator Ekonomik na janë bërë dëme materiale për përgatitjen dhe dorëzimin e ofertës, përgatitjen e kërkesave për rishqyrtim, ankesave etj. në vlerë prej 5,000.00 euro”, thuhet në ankesë.

Ky grup operatorësh ekonomikë kanë kërkuar nga Organi Shqyrtues i Ankesave që njoftimi dhe vendimi për dhënie të kontratës të kthehen në rivlerësim.

Përveç kësaj në OSHP janë bërë edhe dy ankesa të tjera ku përsëri ministria e ministrit të Kurtit, Liburn Aliu, është akuzuar për disa shkelje në përzgjedhjen e operatorëve ekonomikë duke përfshirë kriteret e përzgjedhjes, procedurat e prokurimit si dhe ekzaminimin, vlerësimin dhe krahasimin e tenderëve e shumë shkelje të tjera.

 

Raportimi ekskluziv i Infokus – Çfarë përmbante marrëveshja e çuditshme e Liburn Aliut me Maqedoninë

Gazeta Infokus kishte raportuar ekskluzivisht marrëveshjen e 12 janarit në mes të Liburn Aliut dhe Ministrisë së Infrastrukturës në Maqedoninë e Veriut ku të gjitha kompetencat për ndërtimin e këtij tuneli që lidh Kosovën me Maqedoninë përmes Prizrenit dhe Tetovës e që për vendin ka rëndësi të madhe nacionale pa asnjë hezitim ia kalon një shteti tjetër dhe fakultetit të Ndërtimtarisë në Shkup.

Shumë marramendëse kjo që do të i kushtojë buxhetit të vendit e që roli i Kosovës në këtë projekt të rëndësisë nacionale do të jetë vetëm, financim dhe monitorim. Madje nuk do të ketë dorë as edhe në mbikëqyrjen e punimeve apo zgjedhjen e operatorit ekonomik, duke rrezikuar kështu edhe sigurinë nacionale.

Kjo në bazë të dokumentit të marrëveshjes që e kishte siguruar Gazeta Infokus e për të cilin ka raportuar në prill të këtij viti.

LEXO EDHE: Marrëveshja skandaloze e Liburn Aliut që pritet të ratifikohet të enjten në Kuvend i jep sovranitet Maqedonisë së Veriut të projektoi tunelin edhe brenda territorit të Kosovës

Në lidhje me këtë hulumtim të Infokusit kanë reaguar edhe deputetë nga opozita.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti kishte thënë se në këtë marrëveshje ka shumë anomali duke theksuar se nene 4 dhe 5 e vendosin Kosovën në pozitë të pafavorshme dhe vetëm si pale monitoruese.

Ai kishte akuzuar qeverinë Kurti për dhënie të plotë të projektimit dhe hartimit të një projekti të Kosovës, Fakultetit të Ndërtimtarisë në Shkup duke injoruar kështu tërësisht Fakultetin Teknik në Kosovë dhe kapacitetet e tyre.

Ndërsa në lidhje me këtë marrëveshje në një intervistë për Gazetën Infokus ka reaguar edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala.

Ai kishte deklaruar se ministri Aliu është duke shkelur disa ligje të Republikës së Kosovës me nënshkrimin e kësaj marrëveshje me 8 nene të cilat nuk e përfillnin ligjin e Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera