Franca kryen operacion të madh kundër spiunazhit kibernetik
Autori: Gazeta inFokus
13:08 | 25 Korrik 2024
Autoritetet në Francë kanë nisur një operacion të madh për të pastruar kompjuterët e infektuar nga një program i spiunazhit kibernetik që ka prekur miliona përdorues në mbarë botën.
“Në prag të Olimpiadës, ky operacion tregon se lojtarë të ndryshëm në Francë dhe jashtë vendit janë të mobilizuar që të luftojnë të gjitha format e krimit kibernetik”, tha kryeprokurorja e Parisit, Laure Beccuau, përmes një deklarate më 25 korrik.
Ajo tha se hetuesit po shënjestrojnë një rrjet të ‘bot’-ëve , që dyshohet se kanë infektuar kompjuterët me një virus. Po ashtu ky rrjet besohet se po vjedh të dhëna nga përdoruesit, “veçanërisht për qëllime spiunazhi”.Beccuau tha se analistët dhe hetuesit kanë arritur të marrin nën kontroll serverin që ka nën kontroll miliona kompjuterë të infektuar me virus.
Autoritetet franceze e kanë nisur këtë operacion më 18 korrik dhe i njëjti pritet të zgjasë disa muaj. Sipas njoftimit, deri më tani autoritetet kanë arritur të ndihmojnë viktima në disa shtete evropiane.
Në njoftimin e kryeprokurores së Parisit nuk u përmend ndonjë kërcënim specifik ndaj Lojërave Olimpike që do të mbahen në Paris. Por, ndaras, agjencia për siguri kibernetike në Francë tha javën e kaluar se sulmet kibernetike do të jenë “të pashmangshme” gjatë Olimpiadës, e cila nis të premten./REL

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...































