Dëshmitari zbulon një përplasje për poste mes Ramush Haradinajt e Jakup Krasniqit gjatë luftës
Autori: Gazeta inFokus
12:51 | 15 Korrik 2024
Dëshmitari Bislim Zyrapi po vazhdon dëshminë e tij pranë Dhomat e Specializuara në Hagë si dëshmitar në rastin Thaçi dhe të tjerët.
Zyrapi është pyetur nga avokatja e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagnedra, lidhur me një kërkesë të Ramush Haradinajt duke kërkuar kriteret për emërimin e Krasniqit si zv. komandant i Shtabit të Përgjithshëm.
“Këtu thuhet, do të lexoj këtë paragraf, kërkoj që të njoftohen komandantët e zonave ose unë si komandant i caktuar, me kriterin e caktimit të kuadrit komandues pranë Shtabit të Përgjithshëm. Konkretisht, kërkoj të dijë për kriterin e emërimit të Jakup Krasniqit si zv. komandant të Shtabit të Përgjithshëm. Më pas, vijon më tej, me propozim të emërimeve të reja për komandant të përgjithshëm dhe zv. komandant të përgjithshëm. A është e saktë kjo dëshmitar?”, thotë avokatja Alagnedra, duke u pohuar nga dëshmitari Zyrapi.
“Duket qartazi këtu që Ramush Haradinaj ka marrë një ftesë me emrin e Jakup Krasniqit me titullin e tij si zv. komandant dhe gjëja e parë që ai vë në diskutim është që të kërkojë kritere që janë përdorur në mënyrë të tillë që Jakup Krasniqi është emëruar si zv. komandant i Shtabit të Përgjithshëm. A është e saktë kjo dëshmitar? Domethënë ai po kërkon kriteret e përdorura për caktimin e Krasniqit si zv. komandant të Shtabit të Përgjithshëm”, përsëritet ajo, , shkruan Gazeta Insajderi.
Më pas, dokumenti në fjalë është pranuar si provë materiale pa kundërshtimin e Prokurorisë.

T� tjera
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...































