Deklaratat se Serbia po përgatit sulm, Konjufca: I bëjmë për ndërkombëtarët, jo për popull
Autori: Gazeta inFokus
14:46 | 11 Korrik 2024
“Po që se Serbia lihet e pandëshkuar lidhur me agresionin terrorist në Banjskë që u krye në shtator të vitit të kaluar, Serbia ka për ta përsëritur këtë skenar, por me përmasa shumë më të mëdha”.
Këtë deklaratë e bëri para dy ditësh kryeparlamentari Glauk Konjufca që nxiti reagime në opinion.
Por, Konjufca ka siguruar qytetarët e Kosovës që s’kanë nevojë që të shqetësohen meqë institucionet e sigurisë janë të gatshme për t’iu kundërvënë çdo tentative të Serbisë për destabilizim, raporton Gazeta Express.
Ai tha se këto deklarata i bëjnë për qëllime strategjike që target kanë ndërkombëtarët.
“Ne nuk ja themi popullit tonë, unë nuk jam duke folur për popull, jemi duke folur për bashkësinë ndërkombëtare. Bashkësia ndërkombëtare duhet ta ndëshkojë Serbinë. Ajo që pikërisht unë e ndava ishte pas dy dite ajo që e tha zoti [Wesley] Clark. Pra nuk janë pa lidhje këto që i themi. Këto nuk i themi për të shkaktuar frikë, i themi për të kuptuar më mirë të vërtetën, por ne nuk ia themi popullit tonë. Nuk jam këtu duke folur për popullin, unë jam duke folur për bashkësinë ndërkombëtare. Bashkësia ndërkombëtare duhet ta ndëshkojë Serbinë sepse këto janë ato që po i zhvillon Serbia”, tha Konjufca.
Ai tha se e “di e gjithë shoqëria jonë, i gjithë populli jonë, e di e gjithë bashkësia ndërkombëtare që Serbia ka pretendime territoriale ndaj Kosovës”.
“Prej këtyre pretendimeve ajo nuk ka hequr dorë kurrë, por në të njëjtën kohë edhe Kosova kurrë nuk ka qenë më e përgatitur për t’iu përgjigjur çfarëdo sfide të sigurisë. Kështu që populli i Kosovës duhet me qenë i sigurt, askush nuk i thotë këto deklarata për të frikësuar, as për të shkaktuar ndonjë panik. Populli i Kosovës është shumë i qetë, populli i Kosovës beson në shtet, populli i Kosovës dhe shoqëria jonë besojnë në institucionet tona efektive për t’iu kundërvënë çfarë do tendence të Serbisë për të destabilizuar Kosovën. Kështu ka qenë dhe kështu do të jetë gjithmonë”.
Konjufca tha se ka grupe që kanë synime për të shkaktuar destabilitet në Kosovë e që ndodhën në Serbi.
“E për që ka grupe të cilat e kanë për synim për ta destabilizuar Kosovën, ne për ato ne nuk mund të rrejmë e as të mashtrojmë askënd, ato ekzistojnë, janë të strehuara në Serbi. Sa i përket brenda Kosovës, situata kurrë nuk ka qenë më në kontroll. Grupe nga brenda Kosovës të cilat munden ta destabilizojnë Kosovën kurrë nuk kanë qenë më të dobëta dhe janë në shpartallim e sipër. A prej Serbisë atje ku ushtrojnë ata, ku marrin armët ku gjejnë strehim ato janë të konfirmuara edhe prej institucioneve tona të sigurisë. E institucionet tona të sigurisë na i bartin neve, krerëve të shtetit dhe na tregojnë që ato grupe ekzistojnë – ku ekzistojnë, ku trajnohen dhe cili është qëllimi i tyre. Ne nuk ja themi popullit tonë, unë nuk jam duke folur për popull, jemi duke folur për bashkësinë ndërkombëtare. Bashkësia ndërkombëtare duhet me ndëshkuar Serbinë”.
Konjufca tha se Kosova është e sigurt dhe institucionet janë të gatshme e stabile dhe shton se ka pasë edhe rritje të turizmit për këtë.

T� tjera
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...






























