Plani i qeverisë për zbatimin e Marrëveshjes Bazike, Konjufca: Fakti që Serbia i ka shkelur parimet, na jep të drejtë të mos vazhdojmë tutje
Autori: Gazeta inFokus
10:53 | 09 Korrik 2024
Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka folur në lidhje me komentet që Qeveria e Kosovës pritet që më së largu deri më 18 korrik t’i dërgojë komentet lidhur me planin për Zbatimin e Marrëveshjes Bazike.
Konjufca tha se Marrëveshja Bazike përbëhet prej parimeve dhe çështjeve konkrete, ku sipas tij, parimet e përbëjnë frymën e marrëveshjes, e për të cilat tha se parimet s’kanë afate.
“Parimet nuk kanë afat, nuk mund të thuash më 1 janar 2025 do të fillojë zbatimi i parimit. Parimet janë themelet e marrëveshjes dhe në nenin 2 të marrëveshjes është barazia sovrane mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk mund të thotë Serbia ‘me Kosovën do të fillojë të sillet agresore dhe në një moment të caktuar do të fillojë të bëhet fqinj i mirë’”.
“Fqinj i mirë, Serbia ka zgjedhur të jetë në letër në momentin kur e ka pranuar marrëveshjen. Ajo marrëveshje e ka edhe principin e zgjidhjes paqësore të të gjitha sfidave, por ne e përjetuam Banjskën në shtator të vitit të kaluar, pasi Serbia e pranoi marrëveshjen”, tha Konjufca.
Tutje, Konjufca tha se Marrëveshja Bazike përbehet edhe prej çështjeve konkrete, të cilat sipas tij, kanë afate.
“Pastaj janë çështjet konkrete, ato mund të kenë afate. Shembull, kur do të hapet misioni diplomatik i Kosovës në Serbi e çështje të tjera. Problemi është që Serbia po i shkel parimet e marrëveshjes. Unë mund t’i përmend dy këtu, atë barazinë sovrane mes shteteve, duke mos e pranuar fare Kosovën si shtet, as de-facto. Dhe e dyta, principin që mos ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në institucione evropiane”.
“Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ai e adresoi qartë shkeljen e Serbisë. Tha se Serbia ka bërë shkelje të marrëveshjes për sa i përket pengimit të Kosovës në KiE. Në këtë interpretim të marrëveshjes, Kosova ka të drejtë. S’mund të ketë barazi sovrane mes shteteve, kur Bërnabiq e dërgon si kryeministre e Serbisë letrën për ta zhvlerësuar marrëveshjen”, tha Konjufca, njofton Klankosova.tv.
Kreu i kuvendit tha se fakti që Serbia i shkel të gjitha këto parime, i jep të drejtë Kosovës që të mos e hedh hapin tjetër për të gjitha pjesët e tjera të Marrëveshjes Bazike.
“Fakti që Serbia po i shkel të gjitha këto parime, kjo na jep neve të drejtë që të mos e hedhim hapin tjetër për të gjitha pjesët e kësaj, e është dëgjuar Asociacioni që po thonë. Asociacioni është pika e shtatë e kësaj. Asociacioni mund të ketë afat, por Asociacioni nuk është parim”.
“Nëse ne sulmohemi nga Serbia, e nëse ministri i Mbrojtjes i Serbisë thotë ‘ushtria kur të kthehet në Kosovë’, këtu janë shkelur parimet e marrëveshjes. Ne nuk kemi fqinjësi të mirë, kemi armiqësi, por jo për shkak tonin, por për shkak të pozicionimit të Serbisë”.
“Mendoj që në të gjitha shkëmbimet dhe argumentimet që do t’i ketë qeveria, mendoj që kjo do të jetë korniza e shpjegimit të mënyrës se si ne e kuptojmë marrëveshjen dhe pse insistojmë që së pari të nënshkruhet e pastaj të fillohet të zbatohet”, tha ai.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...

































