Von der Leyen në krye të KE, Meloni: Propozimet për lidershipin e BE, një gabim i madh
Autori: Gazeta inFokus
13:02 | 28 Qershor 2024
Udhëheqësit e Bashkimit Europian ranë dakord të emërojë Ursula von der Leyen edhe për një mandat tjetër pesë vjeçar në krye të organit të fuqishëm të ekzekutivit të Bashkimit Europian.
Samiti i Brukselit ku ishin të pranishëm të gjithë liderët e BE, zgjodhi gjithashtu portugezin Antonio Costa në krye të Këshillit Europian të BE dhe estonezen Kaja Kallas në si shefen e ardhshme të politikës së jashtme të BE.
“Misioni u krye! Këshilli Evropian e ka përmbushur misionin e tij”, u tha gazetarëve, Charles Michel. Treshja fitoi mbështetje të gjerë, por kryeministrja italiane e krahut të djathtë Giorgia Meloni abstenoi nga votimi për Von der Leyen dhe votoi kundër Costas dhe Kallas, sipas diplomatëve. Meloni tha se propozimet e Këshillit Evropian për lidershipin e lartë të BE ishin ‘një gabim i madh’.“Mendoj se propozimi i formuluar nga partitë konservatore, Socialiste dhe Liberale ishte një gabim në meritë dhe metodë. Qytetarët evropianë kërkuan qartë një linjë të re dhe të ndryshme për Bashkimin Evropian. Është një gabim i madh, e konsideroj mbi të gjitha mungesë respekti ndaj qytetarëve europianë, ndaj votës së shprehur nga ata qytetarë dhe ndaj vendosa të respektoj indikacionet e qytetarëve duke mos e mbështetur këtë propozim”, tha Girogia Meloni, Kryeministre e Italisë.
Nga ana e saj, Ursula von der Leyen theksoi se është e nevojshme të punojnë me Italinë dhe jo ta mënjanojnë.
“Në të vërtetë, Georgia Meloni abstenoi. Mendoj se është shumë e rëndësishme të punojmë mirë në Këshillin Evropian me Kryeministren e Italisë, si me të gjitha vendet e tjera anëtare. Pra, ky është një parim për mua, të cilin e kam ndjekur gjatë gjithë kohës”, tha Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian.
Miratimin përfundimtar të kandidaturës së Von der Leyen do ta japë Parlemtin Europian me një votim të fshehtë.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...































