Lajme

Policia jep detajet e fundit për aksidentin mes autobusit dhe një veture ku vdïq shoferi i veturës

Autori: Gazeta inFokus 10:31 | 28 June 2024

Policia e Kosovës ka konfirmuar se në aksidentin që ndodhi të enjten në Keqekollë në Prishtinë, në mes të autobusit urban dhe një veture ka mbetur i vdekur shoferi i veturës.

Derisa nga ky rast të lënduar kanë mbetur edhe 14 persona të tjerë, të cilët kanë marrë lëndime të lehta.

-Advertisement-

“Prishtinë 27.06.2024, 14:30. Është raportuar se ka ndodhur aksident trafiku në mes një veture me vozitës mashkull kosovar dhe një autobusi. Si pasojë përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar disa persona /pasagjerë dhe vozitësi i veturës i cili nga plagët e rënda ka ndërruar jetë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë liruar në shtëpi, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet një njoftimin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera