Fokus

AGK-ja reagon për kërcënịmin që iu bë gazetares së Infokus, Hateme Smajli, nga drejtori i QKMF-së në Obiliq

Autori: Gazeta inFokus 16:47 | 26 June 2024

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas kërcënimit që i është bërë gazetares së Gazeta Infokus, Hateme Smajli.

Smajli u fye dhe u kërcënua gjatë ditës së djeshme, nga drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Obiliq, Haki Jashari.

Gazetarja Smajli ishte në QKMF-në e Obiliqit për të realizuar një kronikë në lidhje me disa ankesa të qytetarëve se kati i parë i objektit të QKMF-së është gati tërësisht i mykur dhe se kundërmon erë.

-Advertisement-

 

 

“Në video, Drejtori i QKMF-së, Haki Jashari, dëgjohet duke e ofenduar gazetaren dhe duke i thënë që është e vogël për t’u marrë me të, e duke e kërcënuar se do të bisedonte me eprorët e saj. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon gjuhën dhe qasjen e Jasharit karshi koleges nga Infokus, dhe njëherësh cilëson se është shkelje flagrante e së drejtës për qasje në informacion, dhe transparencës. AGK-ja, i bën thirrje organeve kompetente që të marrin masa lidhur me sjelljen e Jasharit drejt gazetares së Gazeta Infokus”, theksohet në reagimin e AGK-së.

LEXO EDHE: “Je shumë e vogël me u marrë me mu”, drejtori i QKMF-së në Obiliq kểrcểnon e ofendon gazetaren, nuk lejon të xhirohet objekti i mykur

Më poshtë mund të lexoni reagimin e plotë të AGK-së:

Pengohet dhe kërcënohet gazetarja e Gazeta Infokus nga Drejtori i QKMF-së, në Obiliq.

Gazetarja e Gazeta Infokus, Hateme Smajli, gjatë ditës së djeshme është kërcënuar nga Drejtori i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Komunën e Obiliqit, Haki Jashari.

Në njoftimin dërguar AGK-së, bëhet e ditur se gazetarja kishte shkuar në këtë QKMF pas ankesave të bëra nga qytetarët e Komunës së Obiliqit, për mykun që është formuar në katin e dytë të ndërtesës.

“Gazetarja Hateme Smajli së bashku me kameramanin, Blerant Shala kanë hyrë në oborrin e QKMF-së ku i janë afruar drejtorit dhe gazetarja i është drejtuar drejtorit duke iu prezantuar dhe duke i treguar problemin për të cilin kishin shkuar e që ishin ankesat e qytetarëve se po i marrin shërbimet në myk për shkak se kati i parë i QKMF-së është gati tërësisht i mykur dhe se kundërmon erë.

Pas kësaj edhe pse me një qasje shumë korrekte dhe me profesionalizëm siç mund ta shihni edhe në videon linkun e të cilës e gjeni më poshtë, drejtori Haki Jashari eskalon në ofendime e kërcënime ndaj gazetares.”.

Në video, Drejtori i QKMF-së, Haki Jashari, dëgjohet duke e ofenduar gazetaren dhe duke i thënë që është e vogël për t’u marrë me të, e duke e kërcënuar se do të bisedonte me eprorët e saj.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon gjuhën dhe qasjen e Jasharit karshi koleges nga Infokus, dhe njëherësh cilëson se është shkelje flagrante e së drejtës për qasje në informacion, dhe transparencës.

AGK-ja, i bën thirrje organeve kompetente që të marrin masa lidhur me sjelljen e Jasharit drejt gazetares së Gazeta Infokus.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera