Rrëfimi emocional i trajnerit të parë të Arbër Hoxhës, nga një fshat i vogël i Kosovës në yllin e kombëtares kuq e zi
Autori: Gazeta inFokus
15:38 | 24 June 2024
Qazim Berisha ndjehet krenar sa herë që i shikon këto pamje të Arbër Hoxhës
Futbollisti kosovar sot është në qendër të vëmendjes për shkak të performancave e nivelit të lartë në kampionatin evropian
Ai po luan me Shqipërinë
Disa trajnerë në Kosovë kanë deklaruar se ata kanë ‘hise’ në zhvillimin e futbollistit
Pothuajse askush nuk e përmendi shkollën ku Hoxha i morri hapat e parë prej futbollisti tani ndër më të kërkuarit
Nuk u përmend as Qazim Berisha, trajneri që punoi për disa vite me Hoxhën sa ai ishte fëmijë
“Tash nuk e di, tash cdo kush ato meritat e veta i merr, mirëpo zakonisht duhet me na ditë edhe neve trajnerave meritat sepse ne kemi punu me atë nxënës tri katër vite përshembull dhe duhet me na vlerësu meritat e tona që na e bëjmë punën tonë. Sepse krejt këta talentë që dalin na i shkollojmë, i ushtrojmë tri katër vite dhe shkon një ekip ma nalt dhe i merr dikush tjetër meritat e tona. Por, sidoqoftë duhet me na shpërbly ose duhet me na jep meritat tona sepse ne e meritojmë. Sepse ne si shkollë e futbollit na po i rrisim talentat dhe dikush tjetër po e merr meritën tonë. Kështu që duhet edhe ne me pas merita. Arbër Hoxha ka qenë pjesë e “FC Banja” në Banjë, pastaj ka ardhë këtu, ka lujtë tri vite, prej këtu ka lujtë për Junior në Istog. Prej Istogut ka depërtu në Prishtinë… Tri vite ka qenë këtu. Kanë qenë trajner Gani Metaj, Filip Koci edhe Qazim Berisha. Kemi qenë tre trajner”, rrëfen Berisha.
Trajneri Berisha tregon se gjithmonë ishte i bindur në suksesin e Arbër Hoxhës
“Në atë kohë kam bisedu me Arbërin edhe i kam thënë ke me u bo lojtar i madh. Dhe sot është ku është Arbër Hoxha, luan për kombëtaren e Shqipërisë. Cilësitë që i ka ai, luan në dy pozicione, edhe me këmbën e majtë edhe me këmbën e djathtë. E ka një stil sikur Musiala i Gjermanisë… Ne cdo ushtrim që e bëjmë, jo vetëm tek Arbër Hoxha, por tek secili fëmijë ne e praktikojmë paraprakisht me ushtru me dy këmbë. Me shutu me të djathtën dhe të majtën, sepse dy këmbët janë të vlefshme për një lojtar profesionist”, tregon trajneri Berisha.
Nga trajneri Qazim Berisha kanë dalur disa futbollistë të sukseshëm
Përveç Arbër Hoxhës, hapat e parë këtu i morrën edhe Arb Manaj e Melos Zenunaj
“Si lojtar Arbër Hoxha i ka pas cilësitë jashtëzakonisht të mira. Qysh në atë kohë, si Arbër Hoxha si Arbër Manaj kanë qenë dy lojtar si ndër më të mirët. E në atë kohë edhe ne kemi qenë kampion, në vitin 2013, në vitin 2013/14 në regjion të Pejës… Ne jemi krenar me Arbër Hoxhën, sepse një lojtar i tillë ka dal nga shkolla “City Sport” nga Gremniku, ndihem krenar me Arbër Hoxhën sepse puna e bën të vetën dhe sot është ku është Arbër Hoxha”, shprehet Berisha.
Hoxhaj, Manaj e Zenunaj shërbejnë si një shembull që duhet ndjekur, për futbollistët e rinjë të cilët janë pjesë shkollës së futbollit nga fshati Gremnik i Klinës

T� tjera
-
Shqiptarët në Mynih garojnë me listën e tyre në zgjedhjet për Këshillin e Migracionit – kërkojnë mbështetje
Shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në Mynih të Gjermanisë do të kenë mundësin...
-
Hoti: Kjo qeveri po e mashtron veten dhe publikun me buxhet të madh të planifikuar për investime kapitale
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë për nivelin e ulët të...
-
Katër raste të dhụnës në familje brenda një dite në Kosovë, tre të arrestuar përfundojnë në mbajtje
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë s...
-
Lista Studentore që sfidoi Vuçiqin zbarkon në Kosovë, me retorikë të ngjashme me Listën Serbe
Përfaqësuesit e Listës Studentore të Serbisë kanë zhvilluar një vizitë në Kos...
-
Pas “gafës” së mjekëve, Kurti i fton avokatët kosovarë në Francë që të punojnë si prokurorë në Kosovë: Do të kisha qenë shumë i interesuar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Paris, ka takuar një ...
-
Dëshmitarja e mbrojtjes: Maria Clara ishte e vetëdijshme dhe komunikonte pas rënies nga kati i gjashtë
Dëshmitarja e mbrojtjes në rastin ndaj Endrit Nikës, doktoresha Blerina Gashi...
-
Ymeri: Mbi 3 mijë turq e 2 mijë serbë morën lejeqëndrim në 9 muajt e fundit, kështu po e plotëson Kosova mungesën e fuqisë punëtore
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka publikuar ...
-
U gjet i shtrirë në një rrugë të kryeqytetit, nisin hetimet pasi ai humbi jetën në QKUK
Policia e Kosovës ka njoftuar se pak para mesnatës të së dielës, ka gjetur nj...
-
Një person gjendet pa shenja jete në Vushtrri
Policia e Kosovës ka njoftuar se pasditen e së dielës ka gjetur një person pa...
-
Vazhdon rigjykimi ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e të dashurës argjentinase
Endrit Nika, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase, Maria Clara Urda...
-
Kurti takon diasporën në Francë, kërkon investime në Kosovë: Shteti do t’ua garantojë kreditë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës zyrtare në Francë, ka taku...
-
Pelegrini turk vdes pasi u rrëzua gjatë lutjeve para nisjes për në Umre
Një burrë turk 68-vjeçar ndërroi jetë pasi u rrëzua ndërsa drejtonte lutjet n...
































