MSH-ja anuloi listën e çmimeve të barnave pasi u vërejtën probleme, opozita e akuzon për keqpërdorime
Autori: Gazeta inFokus
10:13 | 17 Qershor 2024
Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim për anulimin e listës së çmimeve të barnave, e cila ishte diskutuar edhe në Kuvendin e Kosovës.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se anulimi është bërë për shkak se i ka vërejtur disa probleme në këtë listë, ani se nuk ka qenë përfundimtare.
“Ka pas një listë e cila është dërguar, ka pas një komision i cili ka punuar me çmimet e këtyre listave, ka pas një afat ankese të vazhdueshme për t’u ankuar për këtë listë dhe në momentin e parë që unë i kam vërejtur disa probleme të tilla në listë kam kërkuar nga komisioni që të fillojë me procedura për anulim bashkë me komisionin e ankesave, pastaj i cili i ka verifikuar tamam të qëlluara këto ankesa, ka propozuar që të anulohet, pastaj me kërkesën time edhe është anuluar kjo listë dhe tani komisioni gabimet teknike të vogla, gjëra të tilla që kanë ndodhur herën e parë, tash është duke i përmirësuar dhe është ka bëhet lista e re”, ka thënë Vitia.
Mirëpo, deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, tha se ka rritje të çmimeve, dhe kjo rritje është bërë për interesa të kompanive të caktuara farmaceutike.
“Mendoj që kjo rritje e cila është propozuar, është bërë për interesa të kompanive të caktuara farmaceutike, dhe grupeve të caktuara të interesit të ndërlidhura drejtpërdrejt me njerëz të caktuar brenda Ministrisë së Shëndetësisë e të cilat e kanë marrë miratimin me shkrim nga ministri Vitia. Po shtrenjtohen, e me këtë po varfërohen qytetarët e Republikës së Kosovës, pas reagimit tonë si deputetë edhe kërkesave zyrtare ligjore përmes ligjit për qasje në dokumente publike atëherë këtë çështje e kemi sensibilizuar jashtëzakonisht shumë dhe kjo ka ndikuar që pastaj Ministria e Shëndetësisë, në fakt ministri të anulojë vendimin për rritjen e çmimit të barnave në Republikën e Kosovës vendim të cilin vetë e kishte nënshkruar me datë 15 maj 2024”, tha Haxhiu.
Edhe deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj, tha se kjo listë është anuluar për arsye se janë dalluar keqpërdorimet që janë bërë duke shtuar se ka rritje të çmimeve nga kriteri i fundit i kësaj liste.
“Hartimi i kësaj liste ka shpërfaq interesa të ngushta edhe të cilat unë i quaj me aferë korruptive të njerëzve individë të caktuar por të përkrahur nga Qeveria siç duket edhe nga interesat e njerëzve dashakeqës të Ministrisë së Shëndetësisë. Anulimi i saj, ka ardhur pas reagimit ku janë pa keqpërdorime dhe rritje të lartë të pragut të çmimeve jo në vendosjen e një kriteri që është i favorshme për qytetarin e varfër dhe për pacientin, por më shumë duket se ka qenë interes të shfrytëzohet si grabitje dhe investim në njerëz të caktuar dhe në interesa të caktuara ne do të kërkojmë dhe do vazhdojmë të kërkojmë llogari”, tha Zemaj.
Deputeti Zemaj, deklaroi se pavarësisht anulimit të këtij vendimi për listën dikush duhet të jap përgjegjësi.
“Edhe pse është anuluar dikush duhet të jap përgjegjësi sepse nga lista që kemi pranu aty kanë punuar një grup i ngushtë i njerëzve dhe që duket se janë të mbështetur nga mafia farmaceutike. Ligji është shkelur tashmë, ne kemi shkelje ligjore shkelje të afateve ligjore ndërrim të komisioneve interesave të caktuara dhe konflikt të interesit dhe tash duket që ky proces është i stërzgjatur por do ta monitorojmë me kujdes të veçantë që mos të dëmtohet qytetari dhe pacienti me këto veprime”, tha Zemaj.
Mirëpo, kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Kadri Bytyqi, ka ndritur një problem tjetër, duke thënë është shkarkuar anëtari i tyre, i OFK-së nga komisioni për hartimin e listës, pa e paralajmëruar atë e as vet Odën.
“Ne si Ode e kemi pas të deleguarin tonë i cili është përjashtuar dhe e kam thënë edhe atë ditë në Kuvend në mënyrë klandestine nuk e kemi marrë vesh asnjëherë pse dhe arsyet me të cilat është larguar nga ai komision anëtari ynë i deleguar sa i përket pjesës së çmimeve nuk dua të spekulojë sepse ai vendim nuk është në fuqi dhe është i anuluar, por brenga jonë shqetësimi jonë është mënyra e largimit të anëtarit tonë të cilin e kem deleguar në atë Komision”, ka thënë Bytyqi.
Ai shtoi se i kanë dërguar letër ministrit, për të kërkuar sqarim për arsyen e përjashtimit nga puna të anëtarit të Odës.
“I kem dërguar letër ministrit ku i kemi kërkuar sqarimin për arsyen e largimit të tij nuk kemi pranuar nde një email kthyese jemi të shqetësuar sepse anëtari ynë i Komisionit nuk ka marrë pjesë në kohën kur është votuar kjo listë. Pra anëtari ynë nuk e ka votuar këtë listë sepse sipas tij ka shpreh dyshimet e veta se nuk është diçka në rregull, por tani nuk dua të flas për atë që është anuluar, por po flas për principin pse është anuluar ajo është barrë që e ka pas ministria delegimi i anëtarit tonë dhe largimi pa njoftimin tonë nuk është një gjë e mirë për bashkëpunimin tonë. Vetë fakti se largohet anëtari ynë pa njohurinë edhe të atij, e jo ne si Odë, po edhe anëtarin që e kemi deleguar ne si të tillë dhe puna e tij ku nuk njoftohen palët mos transparenca radikale në këtë rast jep dhe lë hapësirë me dyshuar”, shtoi ai.
Ndërsa, kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Fatmire Kollçaku Mullhaxha, tha se si komision kanë informacione se diçka nuk ka shkuar mirë.
“Ne e vlerësojmë që përfaqësuesi i Odës së Farmacistëve është shumë e rëndësishme të jetë pjesë e secilit komision ku diskutohet për tema ku u prekin direkt çdo farmacist, sa i përket ne tek jemi informu se diçka e tillë ka ndodh, mirëpo ne e vlerësojmë që edhe nëse duhet të zëvendësohet ndonjë anëtarë duhet të lajmërohet Oda dhe eventualisht të zëvendësohet. Prapë po e theksojë që për mendimin tim është e rëndësishme që përfaqësuesi i Odës të jetë pjesë e këtyre komisioneve”, tha Kollçaku-Mullhaxha.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...

































