Tre persona kapen me dro gé për 24 orë në Kosovë, dy prej tyre ishin duke shitur
Autori: Gazeta inFokus
10:13 | 13 Qershor 2024
Tre raste të posedimit të substancave narkotike janë raportuar në Kosovë për vetëm një ditë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës janë arrestuar tre persona pasi pas kontrollit atyre u është gjetur drogë derisa dyshohen, për blerje, posedim të narkotikëve dhe shitje të tyre.
Rasti i parë ka ndodhur në Prishtinë ku policia ka arrestuar një person pasi gjatë kontrollit në trup dhe në veturë i ka gjetur 6 qese me substancë narkotike.
I dyshuari pasi u zu nga policia ka provuar të ikë duke goditur veturën e policisë, shkruan Gazeta Infokus.
Sipas raportit me vendim të prokurorit janë bërë kontrolle edhe në dy lokacione ku është gjetur sasi tjetër e drogës të llojit marihuanë.
Personi i dyshuar është dërguar në mbajtje ndërsa ai dyshohet për 4 vepra penale, blerje, posedim, shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve & sulm ndaj personit zyrtar
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në trup dhe në veturën e tij i janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale: 6 qese me narkotikë të llojit marihuanë në peshë 5.4 gramë. Me vendim të prokurorit është bërë kontroll në dy lokacione ku janë gjetur dhe konfiskuar: një sasi narkotikë e llojit marihuanë në peshë 102.5 gramë, 3.9 gram kokainë, një sasi e qeseve të zbrazëta, një peshore digjitale për matje, një telefon celular dhe 282 € kesh para. I dyshuari me qëllim të shmangies arrestimit dhe ndalimit, me veturën e tij e ka goditur veturën zyrtare të policisë duke i shakatuar dëme materiale si dhe dy zyrtarëve policorë iu ka shkaktuar lëndime trupore. I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
Ndërsa dy rastet e tjera kanë ndodhur në Istog dhe në Prizren.
Në këto dy qytete policia ka arrestuar dy persona. Një burrë në Istog është kapur me marihuanë dhe janë nisur hetimet ndaj tij.
“Raportohet se gjatë një kontrolle rutinë në hapësirat e një objekti, është gjetur dhe konfiskuar 7.00 gr substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërsa në Prizren një burrë është kapur me 7 qese me marihuanë, dhe dyshohet për shitje, blerje dhe posedim të narkotikëve.
I njëjti për shkak të këtyre veprave është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në trup i janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale: shtatë (7) foli – paketim me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 14 gramë dhe para të gatshme rreth 170 €. Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit por nuk është gjetur asgjë e dyshuar, ndërsa pas intervistimit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.
Ditëve të fundit, në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës janë rritur rastet e personave që po arrestohen për shitje të substancave të ndryshme narkotike./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...

































