Lajme

Kurti për mërgatën në Stamboll: Ajo është përfaqësimi i shtetit dhe popullit tonë në Turqi

Autori: Gazeta inFokus 12:11 | 03 June 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në një vizitë në Turqi.

Ai nga atje ka thënë se mërgata shqiptare në botë është e madhe, e kjo nuk mungon edhe në Turqi, 

Pas takimit me shumë afaristë shqiptarë që jetojnë në Stamboll, Kurti tha se ata janë përfaqësimi i popullit dhe shtetit të Kosovës, në Turqi.

-Advertisement-

“Çdo vizitë e jona jashtë vendit shoqërohet me njohje nga afër e shkëmbime të rëndësishme me pjesëtarë të mërgatës sonë. As në Turqi nuk mund të mungonin këto takime, aty ku mërgata jonë është e madhe dhe e suksesshme. Gjatë dy ditëve në Stamboll, takuam afaristë shqiptarë e me prejardhje shqiptare nga sektorë të ndryshëm që veprojnë në Turqi dhe bashkëbiseduam e u shoqëruam me mërgatën në Qendrën Kulturore në Zejtinburnu. Ata janë përfaqësimi i shtetit dhe popullit tonë në Turqi, lidhja ndërmjet dy shteteve dhe popujve dhe bartin një rol qenësor në afirmimin e vendit tonë dhe zhvillimin gjithmonë e më të madh të tij”, tha Kurti përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

I pari i vendit  ka falënderuar ata për bisedat e këndshme dhe për mikpritjen./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera