Lajme

Besnik Tahiri acarohet me Dimal Bashën: “Hiqmu qafe”, “a po më largohesh”

Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 24 May 2024

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri është gjendur në një situatë jo fort të këndshme sot gjatë paraqitjes para mediave pas ndërprerjes së seancës në Kuvendin e Kosovës.

Derisa Tahiri po përgatitej për t’iu adresuar mediave. deputeti i VV-së Dimal Basha e pengonte nga prapa.

“Hiqmu qafe”, u dëgjua të pëshpëriste me zë të ulët Tahiri, derisa Basha po i fliste nga pas.

-Advertisement-

“Veç pak, a do me iu kallxu që kena punu mirë, i ka ra pishman për qita s’po e majmë debatin”, i tha Basha, Tahirit.

Me një buzëqeshje të lehtë, disi i vendosur në siklet, Tahiri i kërkoi përfundimisht deputetit Basha të largohej nga aty.

“A po më largohesh Dimal prej këtu kadale”, i tha Tahiri dhe vazhdoi me deklarimin para mediave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera