Çeku: Na duhet një gjyqësor më efikas për luftimin e trukimeve e dhunës në sport
Autori: Gazeta inFokus
15:07 | 18 May 2024
Në xhirot e fundit të kampionatit, Superliga dhe Liga e Parë e futbollit kosovar u goditën nga disa raste të dhunës, por edhe trukimeve të rezultateve. Si rezultat, Federata e Futbollit të Kosovës përjashtoi Ulpianën dhe Vllazninë e Pozheranit nga Liga e Parë, ndërsa me rastet e dhunës po merret organet kompetente.
Në xhirot e fundit të kampionatit, Superliga dhe Liga e Parë e futbollit kosovar u goditën nga disa raste të dhunës, por edhe trukimeve të rezultateve. Si rezultat, Federata e Futbollit të Kosovës përjashtoi Ulpianën dhe Vllazninë e Pozheranit nga Liga e Parë, ndërsa me rastet e dhunës po merret organet kompetente.
Kundër këtyre dukurive negative ka reaguar edhe ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku. Ai ka kërkuar që organet e drejtësisë, përkatësisht gjyqësori të jetë më efikas kundër akterëve të dhunshëm në sport.
“Jo për ta relativizuar, mirëpo dhuna dhe dukuritë negative sport ekzistojnë gjithkund në botë. Është shumë me rëndësi të matet edhe me reagimin institucional shtetëror, nuk besoj që deri më tani si ministri, si qeveri dhe si këshill të kemi bërë ndonjëherë ndonjë lëshim në raport me si luftohen dukuritë negative. Kemi nevojë, ndonëse shpresoj që të mos më lexohet si kritikë e drejtpërdrejtë që të kemi një gjyqësor shumë më efektiv, pra edhe në fushat tjera, por edhe në sport. Nganjëherë pamjet janë shumë të qarta, sepse ka shumë kamera në stadiume dhe palestra, shumë lehtë është të identifikohet kush e ka shkaktuar një trazirë, një problem ose një dhunë dhe nëse të tillët nuk marrin dënime meritore, unë mendoj që gjithë kjo përpjekja jonë do të jetë shumë më e zbehtë”, tha Çeku.
Përveç gjyqësorit, Çeku ka theksuar se ministria që ai drejton është duke punuar që t’i jep kompetenca shtesë edhe Këshillit kundër dukurive negative në sport. Sipas tij, ky organ shumë shpejt do të ketë të drejtë të iniciojë edhe vetë rastet e tilla në organet e hetuesisë, e jo vetëm t’i procedojë ato.
“Një nga veprimet e para prej kur e kam marrë detyrën ka qenë që ta fuqizoj Këshillin për parandalimin e dukurive negative në sport. Fati i mirë është që ai këshill ndonëse funksionon si mekanizëm brenda Ministrisë së Sportit në përbërje ka prokurorinë, policinë, Komitetin Olimpik, federatat dhe është një përbërje adekuate, sepse nevojitet bashkëpunim për t’i trajtuar dhunën dhe dukuritë tjera negative, trukimet e të tjera në sport… Mirëpo nuk mjafton që këshilli të jetë vetëm një lloj organi që identifikon rastet problematike dhe vetëm i njofton institucionet tjera, duhet të ketë mandat edhe vetë për të iniciuar raste, duhet të ketë edhe mundësi që ta përfaqësojë institucionin, shtetin e të tjera në rastet kur ndodhin dhuna ose dukuri të tjera negative”, theksoi Çeku.
Ndryshe, së fundi Komisioni Disiplinor brenda FFK-së ka iniciuar procedura në disa raste, si ndaj Dritës, Ballkanit, por edhe disa trajnerëve, lojtarëve e drejtuesve të klubeve të ndryshme të futbollit.

T� tjera
-
KRU “Prishtina” paralajmëron shkyçjen e konsumatorëve me dy ose më shumë fatura të papaguara
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka paralajmëruar konsumatorët se...
-
Haxhiu e Aleancës propozon nismë për ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale
Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka propozuar nismën ligjore për ndryshimi...
-
Fluturon Presidenca, kontratë mbi 273 mijë euro për bileta aeroplani
Zyra e Presidentes së Kosovës nuk po kursen para për komoditetin e Presidentë...
-
PS mbledh Asamblenë Kombëtare të shtunën në Gjirin e Lalëzit
Partia Socialiste e Shqipërisë do të mbledhë këtë të shtunë Asamblenë Kombëta...
-
Hoti: Çmimet e produkteve bazë gati janë dyfishuar, propaganda për sukses ekonomik nuk e mbush shportën e familjeve
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeveri...
-
Babai i Diana Kastratit pas ndërprerjes së seancës: Drejtësi e vonuar, por presim që rasti ta marrë epilogun e merituar
Pas ndërprerjes së seancës ndaj Adnon Jasharit, i akuzuar për vrasjen e Diana...
-
Brenda kufirit më të rrezikshëm në botë: Mbi 2 milionë mina, tunele sekrete dhe ushtarë me armë në gatishmëri
Mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut shtrihet një zonë ku paqja nuk është n...
-
Ekzekutohen pagat e punëtorëve teknikë, që ishin në grevë, Elshani: Tashti presim përgjegjësi dhe punë
Drejtori i Arsimit i Prishtinës, Arianit Elshani, ka njoftuar se janë ekzekut...
-
Ambasadori ukrainas në OKB: Zelensky i gatshëm të takohet me Putinin “edhe në Antarktidë”
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është i gatshëm të takohet me homolo...
-
Ndërpritet seanca ndaj të akuzuarit Adnon Jashari për vrasjen e Diana Kastratit
Është ndërprerë seanca e sotme ndaj Adnon Jasharit, i akuzuar për vrasjen e i...
-
Loja e presidentes Shiroka-Pula: Deklarata e Pavarësisë në korridor, fotografia e Rugovës larg vendit të nderit
Loja e Presidencës me fotografinë e presidentit historik Ibrahim Rugova dhe D...
-
“Shporta familjare në Kosovë u shtrenjtua për 78 euro në muaj”
Shtrenjtimi i produkteve dhe shërbimeve bazë po vazhdon të rëndojë buxhetet e...






























