Luftả e Kosovës në objektivin e fotoreporterit danez, Jan Grarup (FOTO)
Autori: Sylejman Sylejmani 16:56 | 20 April 2024
Kur lufta në Kosovë përfundoi, fotoreporteri danez, Jan Grarup, mendoi se më në jetën e tij nuk do të përjetoj ndonjë luftë.
Asokohe 30 vjeçar, Grarup sapo kishte realizuar disa fotografi të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.
25 vjet më vonë, Grarup është i angazhuar në luftën e Ukrainës.
Në një intervistë ekskluzive për Gazetën Infokus, Grarup ka rrëfyer gjerë e gjatë për kohën që ai e kaloi në Kosovë. Ka folur edhe për një prej fotografive më unike të luftës së Kosovës, fotografinë ku një ushtar i UÇK-së shihet duke e kryer një rit fetar.
“E kujtoj që ka qenë jashtë disa barakave të ushtrisë ku ata po jetonin dhe po ushtronin. Pastaj, në mëngjes ai shkoi jashtë për t’u lutur dhe unë e pyeta atë përmes përkthyesit tim, nëse mund ta ndiqja dhe këtë e bëra. Pastaj ai e hoqi kapelën, këpucët dhe u ul për t’u lutur. Dhe ishte thjeshtë një fotografi e bukur e një ushtari të lirisë në një situatë krejt të ndryshme. Fotografia e fitoi çmimin “Fotografia gazetareske më e mirë në botë”. Unë e fitova çmimin me një seri të fotografive nga lufta e Kosovës”, ka treguar Grarup, duke ia bërë përshkrimin fotografisë.
“Ne kemi shkëmbyer mesazhe me njëri tjetrin. Kam qenë realisht shumë i lumtur të flisja me të, më ka bërë shumë të lumtur. Më bëri gjithashtu të lumtur që ai e mban mend ngjarjen dhe ai më tregoi verzionin e tij. Në këtë rast ka qenë një ribashkim i mirë, edhe pse ishte në kompjuter”, ka rrëfyer Grarup për momentin kur pranoi një mesazh nga personazhi i kësaj fotogafie, Kasam Muhameti.
Duke folur për eksperiencën e tij në Kosovë, Garup ka treguar se kur vinte në Prishtinë, çdo herë qëndronte në hotelin Grand. Në atë kohë, aty banonte edhe krimineli famkeq serb, Zhelko Razhnatoviq, Arkan.
“Ai ka qenë i përfshirë në një vjedhje banke në Suedi. Ai ka qenë i arrestuar dhe pastaj është futur në një burg suedez, prej ku ai u arratis dhe shkoi direkt në Serbi. Pastaj ai krijoi organizatën paramilitare të cilët fillimisht ishin shumë të përfshirë në Vukovar dhe më pas ata shkuan në Kosovë dhe kryen gjithë ato krime atje…Ne tentuam që të realizojmë një intervistë me të mirëpo ai refuzoi sepse ne ishim nga Skandinavia. Ai e dinte se ne do ta pyesim për të kaluarën e tij kriminale. Mirëpo, më vonë ai ishte cituar nga një tjetër media duke thënë se “çfarë ka ndodhur në të kaluarën ka qenë e kaluara, dhe tani gjithçka ishte për Serbinë e Madhe. Hera e parë që isha atje, ishte vërtetë “nxehtë” të punosh. Sepse ne po qëndronim në Hotelin Grand, ku Arkani po qëndronte me forcat e tij. Ata kanë qenë ekstremisht brutal. Na bërtisnin sepse ne ishim gazetarë të Perëndimit… Ka qenë një eksperiencë e çuditshme, sepse, nuk jam plotësisht i sigurt, por mendoj që Arkani po jetonte në katin e shtatë të Hotelit Grand me gjithë forcat e tij. Ka qenë një atmosferë shumë e çuditshme, shumë agresive”, ka rrëfyer Jan Grarup./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Hetohet nëna, i dërgoi djalit drọgë në ndalim policor
Një e moshuar me shtetësi turke u arrestua nga policia në Pejë, e më pas u li...
-
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit
Një tragjedi që ka pikëlluar mbarë Shqipërinë ajo e Martinit të vogël, që në ...
-
“Punën e kam lënë duke qajt..” kontabilistja rrëfen se si e la punën 8 orëshe për të krijuar kompaninë e saj
Të themelosh një biznes nga zeroja natyrisht që ka sfidat e veta. E ta bësh k...
-
Policia e Kosovës demanton Serbinë për të pavërteta: S’kaluam kufirin pa autorizim
Policia e Kosovës ka reaguar ndaj disa shkrimeve në mediat serbe se kinse pje...
-
Tubimi masiv në Obiliq, Abdixhiku: Na tregon që ndryshimi i madh me LDK-në po vjen
Lidhja Demokratike e Kosovës sonte ka mbajtur ‘Turneun e Ndryshimit’ në Obili...
-
Rikthehet në punë polici Nexhdet Bajrushi, detaje nga vendimi
Polici i suspenduar, Nexhdet Bajrushi, është rikthyer në punë pas një vendimi...
-
Vdes Sabri Popaj, njëri nga dëshmitarët në Hagë kundër Millosheviqit
Ka vdekur Sabri Popaj, nga fshati (Fortesë) ish-Bellacerk e komunës së Rahove...
-
A do të ketë sërish borë? Ky është parashikimi i motit për ditët në vijim
Kalimi i ciklonit “Caetano” ditën e premtë mbi Ballkan, sjell të reshura të s...
-
Ministri Peci i drejtohet Memli Krasniqit, publikon edhe disa dokumente: Sa ishe ti ministër keni paditur Fahrie Hotin
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka publikuar disa dokumente me të cilat po a...
-
Zbulohet identiteti i dy personave të përfshirë në plạgosjen e sotme në Prishtinë
Dy persona janë plagosur sot rreth orës 16:00 në rrugën “Mon Balaj”, në Prish...
-
3.6 miliardë euro për 2025, Kurti: Ky buxhet është i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka falënderuar deputetët për votën mbështe...
-
Hamza viziton biznese në Rahovec: Të gjithë ata që duan të punojnë do ta kenë mbështetjen time
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza ka v...