Lajme

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e dy personave

Autori: Gazeta inFokus 16:40 | 19 April 2024

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët duke kërkuar bashkëpunim për gjetjen e dy personi të dyshuar në një rast për shpërdorimin e pasurisë së huaj, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një publikimi të një fotoje të personave të dyshuar policia ka kërkuar ndihmë në ofrimin e informatave që do të ndihmonin deri në arrestimin e personave që shihen në këto pamje,

“Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personave të dyshuar  Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Drenasit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personave që shihen në fotografi / video.  Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Shpërdorim i pasurisë së huaj , që ka ndodhur gusht të vitit 2023”, thuhet në njoftimin e policë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më poshtë gjeni pamjet:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera