Lajme

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë e falënderon Kurtin që e dënoi sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 14 Prill 2024

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, e ka falënderuar kryeministrin Kurti për reagimin e tij për sulmin e Iranit ndaj Izraelit.

“Ju faleminderit ngrohtësisht, Shkëlqesia Juaj z. @albinkurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës! Falemnderit, toda raba, thank you Kosovë!”

Kurti ka thënë se ky është një akt i paprecedentë që përbën një rrezik të madh për destabilizimin e gjithë rajonit.

-Advertisement-

“E dënoj sulmin e fundit të Iranit ndaj Izraelit. Ky veprim i paprecedentë përbën një rrezik të madh për destabilizimin e tërë rajonit. Tash, më shumë se kurë, bota duhet t’i japë përparësi përfundimit të armiqësive dhe nxitjes së paqes së qëndrueshme”, ka shkruar Kurti.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy