Fokus

“Kurti po përdor politikë të dyfishtë me NATO-n, iu kërkon vazhdimisht trupa por nuk kujdeset për…”

Autori: Gazeta inFokus 21:24 | 13 April 2024

Analisti i çështjeve politike dhe publicisti, Afrim Kasolli ka analizuar marrdhëniet e tanishme të Kosovës me forcat e NATO-s.

Kasolli në emisionin “Epilogu” me Agron Hotin që është prodhim i Gazetës Infokus ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe qeveria e tij janë duke përdorur një politikë të dyfishtë sa i përket NATO-s.

Kjo sipas tij sepse në një anë kryeministri Kurti kërkon vazhdimisht trupa të reja nga NATO mirëpo nuk përkujdeset edhe aq kur vjen puna te ruajtja e marrdhënieve si dhe nuk ka asnjë entuziazëm të madh as i përket portretizimit të tyre për ndihmën që i dhanë Kosovës në kohën kur më së shumti kishte nevojë.

-Advertisement-

“Ndërsa sa i përket politikës një gjuhë e dyfishtë ndiqet sepse në njërën anë në vazhdimësi qeveria e Kosovës, kryministri i bën thirrje NATO-s që të sjellë trupa shtesë në mbrojtje të Kosovës për të përballuar ndonjë agresion të mundshëm nga Serbia kurse në anën tjetër është e vërtet që nuk ka pasur ndonjë entuziazëm të madh sa i përket portretizimit të rolit të saj historik në procesin e mirëmbajtjes së paqes dhe stabilitetit”, ka thënë Kasolli në Epilogu.

Derisa ka shtuar se edhe koha dhe ndërrimi i gjeneratve ka bërë që të shuhet në një farë forme fryma e falenderimit për NATO-n.

“Me kalimin e kohës me krijimin e gjeneratave të reja dhe retorika dhe politike që është përdorur gjatë viteve të fundit ka krijuar një lloj distance dhe harrese për ngjarjet dramatike që kanë ndodhur ku roli i NATO-s kishte qenë vendimtar në clirimin e Kosovës dhe kjo ka ndikuar që pak a shumë sot të mos përceptohet që roli i saj është vendimtar sic u vërejt edhe kohëve të fundit se roli i saj është vendimtar në ruajtjen e sigurisë dhe paqes, jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon. Është e vërtet që ka ndryshuar percepsioni duke qenë se kanë kaluar 25 vite që nga intervenimi, kanë dalë edhe gjenerata të reja të cilët nuk e mbajnë mend kohën kur NATO kishte intervenuar në mbrojtjen tonë. Ne jemi një gjeneratë tjetër që e mbajmë mend atë periudhë. Ne kemi marrë pjesë në protesta “NATO, help us” pra kemi kërkuarn ndihmën e saj”, ka deklaruar publicisti.

Kujtojmë që prej vitit të kaluar me ngjarjet në veri të vendit, NATO ka shtuar vazhdimisht prezencën e trupave të tyre në Kosovë./Gazeta Infokus/

Ndiqni videon për më shumë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera