Lajme

Një i maskuar tenton të vjedhë kasafortën e një lokali në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 09:17 | 10 April 2024

Një person i maskuar, duke kërcënuar me thikë, ka tentuar të vjedhë kasafortën e një lokali në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bajram Bahtiri”, dje rreth orës 15:45, shkruan Indeksonline.

Rasti në polici është paraqitur nga pronari i lokalit.

-Advertisement-

“Pasi që kasaforta ishte e mbyllur, i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur” thuhet në njoftimin e policisë.

Teksa nuk raportohet për të lënduar, rasti i iniciuar si “Grabitje në tentativë” është duke u hetuar nga organet kompetente.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera