Lajme

Krasniqi: Në tri vitet e fundit Kushtetutën e kemi mbrojtur nga Qeveria

Autori: Gazeta inFokus 09:54 | 09 April 2024

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar Ditën e Kushtetutës.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka shkruar se në tri vitet e fundit kemi pasur nevojë ta mbrojmë Kushtetutën nga Qeveria e Kosovës.

“Sot, nesër dhe çdo ditë tjetër të jetës, të respektojmë dhe mbrojmë me çdo kusht themelet e të drejtave dhe lirive tona. Kushtetuta, më shumë se fjalë në letër, është simbol i unitetit, drejtësisë dhe fuqisë së demokracisë.

-Advertisement-

Fatkeqësisht, në tri vitet e fundit kemi pasur nevojë që Kushtetutën tonë ta mbrojmë më së shumti nga vet Qeveria e Kosovës – që e ka obligim ligjor, institucional dhe kombëtar t’i dalë zot asaj”, ka shkruar Krasniqi.

I pari i PDK-së ka shtuar se angazhimi që duke ndjekur parimet e Kushtetutës tonë, të ndërtojmë një shtet të drejtë, të sigurt dhe të barabartë për të gjithë, ka qenë, është dhe mbetet zotimi ynë i përhershëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera