Lajme

Hamiti: Po t’u besosh sondazheve të stisura del që kosovarët janë të kënaqur me sanksionet që po i vuajmë

Autori: Gazeta inFokus 21:13 | 06 April 2024

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së, Muhamet Hamiti ka thënë se qeverisja e dështuar e VV-së, po bëjnë sondazhe të paguara e të stisura për qejfin e vet.

A tha se është zor për ta besuar që qytetarët janë të kënaqur me pasojat e sanksioneve ndërkombëtare dhe pranimin e “Zajednicës”.

“Qeverisjen e dështuar të Vetëvendosjes po ua ëmbëlsojnë militantëve me rezultate të sondazhit të paguar e të stisur për qejfin e vet. Zgjedhjet vijnë! Po t’u besosh sondazheve të stisura del që kosovarët janë të kënaqur me pasojat e sanksioneve ndërkombëtare që po i vuajmë falë Qeverisë Kurti. Të kënaqur që i kemi punët më keq tash. Të kënaqur që Albin Kurti e ka pranuar draft-statutin e “Zajednicës”, më saktë autonominë politike-territoriale për serbët. Zor me e besue!”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera