Lajme

Drejtori i ASK-së: Pritet që popullsia të jetë më pak se në vitin 2011, shkak migrimi e nataliteti

Autori: Gazeta inFokus 14:54 | 05 April 2024

Drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, ka thënë se pritet të ketë më pak popullsi se sa në regjistrimin e vitit 2011.

Në konferencën për media para fillimit të daljes së ekipeve në terren për Regjistrimin e Popullsisë, Kastrati tha do të gjobiten qytetarët nëse nuk regjistrohen.

“Për shkak të natalitetit dhe migrimit, pritet që në Kosovë të ketë më pak popullsi se sa regjistrimi i vitit 2011.

-Advertisement-

Regjistrimi i popullsisë do të mbahet çdo ditë, përpos ditën e hënë që do të jetë ditë pushimi. Pra është obligim ligjor, mos të jetë zgjedhje dëshirë. Penaltia do të jetë deri në 10 mijë euro”, u shpreh ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera