Sveçla: Vuçiqi me tensione shantazhon Kosovën dhe ndërkombëtarët, vendimi për dinarin, më se normal
Autori: Gazeta inFokus
15:49 | 01 Prill 2024
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se situata në veri është “e qetë, por e brishtë”.
Sveçla tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e ka përdorë territorin e veriut të Kosovës për të shkaktuar tensione, që nëpërmjet tyre ta shantazhojë Kosovën dhe bashkësinë ndërkombëtare.
“Situata në katër komunat e veriut të Kosovës është momentalisht e qetë, por e brishtë. E brishtë për shkak të tensionimeve të kohë pas kohshme, por edhe për shkak të një qasje destruktive të Beogradit karshi Kosovës, karshi kësaj zone, por edhe karshi edhe vetë qytetarëve tanë me kombësi serbe. Beogradi, konkretisht Vuçiq dhe qeveria e tij, varësisht prej politikave të brendshme të tyre, kanë përdorur serbët e Kosovës, kanë përdorur këtë territor që të shkaktojnë tensione jo vetëm për Republikës e Kosovës por tensione edhe në rajon e më gjerë, duke dashur të shantazhojnë, së pari Kosovën, por edhe bashkësinë ndërkombëtare”, tha Sveçla në një intervistë për “News24”.
Sveçla foli edhe për çështjen e largimit të dinarit serb nga përdorimi në vend. Vendimet e tilla, ai tha se janë normale për një vend që aspiron të anëtarësohet në BE e NATO.
“Ne jemi shtet i pavarur dhe sovran, dhe duhet të jemi poashtu edhe një shtet normal, i pavarur dhe sovran. Nuk aspirojmë asgjë më shumë se sa të jemi një vend demokratik, ku rendi dhe ligji sundon. Dhe qoftë vendimi për dinarin, qoftë vendimet e mëhershme për targat, për energjinë elektrike, janë vendime më se normale të një vendi që aspiron të jetë pjesë e BE-së dhe NATO-s”, tha Sveçla,
Ai tha se kanë marrë besimin e qytetarëve për të marrë vendime të tilla. Kjo, siç tha ai, është edhe “obligim ndaj të kaluarës, të tashmes, dhe të ardhmes së vendit tonë, në qoftë se dëshirojmë që Kosova të ecë përpara, të bëhet pjesë e botës demokratike”.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...

































