Hovenier: Qeveria të jetë partnere -të zbatohen të gjitha zotimet që janë bërë në dialog
Autori: Gazeta inFokus 13:45 | 27 March 2024
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka shprehur pritshmëritë e tij që Qeveria Kurti sikurse qeveritë e mëparshme, të bashkëpunojnë në partneritet me SHBA-në, për një rajon të sigurt në Ballkanin Perëndimor.
Hovenier përsëriti se rruga e vetme për integrimin e Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike është përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
“Në këtë kontekst, më duhet të përsëris atë që unë dhe zyrtarë të tjerë amerikanë e kemi thënë vazhdimisht, rruga e vetme për integrimin e Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike është përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, dhe konkretisht me mirëbesim dhe zbatimin e plotë të të gjitha angazhimeve që Kosova ka bërë në kuadër të dialogut”.
Këto deklarata ambasadori i tha në eventin e organizuar nga Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Arkansasit për 25 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s.
Para të pranishmëve, Hovenier për ndërhyrjen e NATO-s 25 vite më parë, përmendi edhe deklaratën e presidentit atë kohë, Bill Clinton, një ditë para bombardimit të Serbisë.
“Më kujtohet dita kur bisedimet e paqes në Rambuje përfunduan pa marrëveshje. Ne shterëm të gjitha përpjekjet dhe rrugët diplomatike për t’i dhënë fund brutalitetit të regjimit të Millosheviqit. Siç tha Presidenti Bill Clinton më 23 mars 1999, një ditë përpara se NATO të niste Operacionin Forcat Aleate, “nëse presidenti Millosheviq nuk është i gatshëm të bëjë paqe, ne jemi të gatshëm të kufizojmë aftësinë e tij për të bërë luftë me kosovarët”, tha Jeff Hovenier.
Tutje ai theksoi se pasi kishin shteruar të gjitha alternativat, NATO kishte një detyrim moral për të vepruar, dhe kjo u bë.
“Ne e shënojmë me solemnitet këtë 25 vjetor të fillimit të operacionit të NATO-s. Ne kujtojmë qindra mijëra njerëz të pafajshëm të dëbuar nga shtëpitë e tyre dhe mijëra të vrarë ose të zhdukur. Na vjen keq shumë për humbjen e jetëve të civilëve të pafajshëm, përfshirë ata që vdiqën gjatë operacionit të NATO-s. Pasi shteroi të gjitha alternativat për të ndaluar gjakderdhjen, NATO kishte një imperativ moral për të vepruar – dhe ne e bëmë”, tha tutje ai.
“Dhe përdorimi i forcës në këtë rast ishte i domosdoshëm dhe legjitim, duke pasur parasysh krizën humanitare që bota po shihte të shpalosej në kohë reale. Shtetet e Bashkuara mbështetën fushatën 78-ditore të NATO-s për të dëbuar forcat e Millosheviqit nga Kosova dhe për t’i dhënë fund spastrimit etnik, duke kontribuar në mijëra fluturime ajrore ndërsa ne vazhduam të rrisnim presionin diplomatik”, shtoi ambasadori amerikan.
“Dua të rikonfirmoj përkushtimin tonë për të siguruar që ngjarjet e tmerrshme që ndodhën në Kosovë 25 vjet më parë të mos përsëriten më kurrë. Ne mbetemi të përkushtuar për të mbështetur rolin e vazhdueshëm stabilizues të luajtur nga Forca e Kosovës e NATO-s. Dhe ndërsa përkujtojmë trimërinë e atyre që qëndruan kundër spastrimit etnik dhe atyre që vazhdojnë të ruajnë paqen sot, ne përsërisim vizionin e një Evrope të tërë, të lirë dhe në paqe. Ne e shohim stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor si çelësin për avancimin e këtij premtimi, veçanërisht pas pushtimit të pamëshirshëm në shkallë të plotë të Putinit në Ukrainë, ku po shohim shkatërrime dhe katastrofë të paimagjinueshme humanitare”.
Të tjera
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...