Lajme

Hoxhaj: Bosnja eci drejt BE-së, ne mbetëm me Bjellorusinë

Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 22 March 2024

Nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj, ka kritikuar lidershipin aktual të Kosovës, duke e quajtur vendimin e djeshëm të Këshillit Evropian që i hapi negociatat me Bosnjën dhe Hercegovinën, si lajm shumë të keq për Kosovën.

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, ka thënë se Bosnja tani iu bashkua Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut.

“Vendimi i djeshëm i Këshillit Evropian për t’i hapur negociatat për anëtarësim me Bosnjën dhe Hercegovinën është një lajm i madh për këtë shtet, por një lajm i shumë i keq për Kosovën, sepse, në fakt tregon se ne kemi mbetur tërësisht jashtë procesit të zgjerimit evropian dhe sot më shumë i ngjajmë një shtetit bunker të izoluar nga BE-ja dhe nën sanksionet e saj, ku nga Ballkani deri në Evropë Lindore, Kosova futet në rang me Bjellorusinë dhe raporti i Kosovës me BE-në është mjerisht i njëjti me atë të Bjellorusisë!”, ka shkruar Hoxhaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera