Lajme

Tahiri pas ofertës së Kurtit për zgjedhje: Largimi i tij, e vetmja e mirë që do t’ia bënte Kosovës në këto tri vjet

Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 22 March 2024

Kryetari i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se kërkesa e kryeministrit të vendit, Albin Kurti për zgjedhje të parakohshme është paralajmërim për t’u larguar.

Ai tha se është lajm i mirë paralajmërimi i Kurtit për t’u larguar, pasi sipas tij, kjo do të ishte e vetmja e mirë që Kurti do t’ia bënte Kosovës në këto tri vjet.

“Largimi i Kurtit do të thotë largim i sanksioneve ndërkombëtare. Largimi i Kurtit do të thotë fundi i stagnimit ekonomik. Largimi i Kurtit do të thotë ndalje e tenderëve njëburimorë qindra milionësh. Sa më afër largimi i Albin Kurtit, aq më afër zhvillimi i Kosovës”, shkroi Tahiri.

-Advertisement-

Mbrëmë, Kurti pati një ofertë për opozitën, duke thënë se “unë po them që po shkojmë në zgjedhje kur dëshiron opozita. Ne i ndihmojmë opozitës nëse dëshirojnë të shkojnë në zgjedhje”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera