Lajme

Berisha i PDK-së: Kurti është duke e implementuar Asociacionin në heshtje

Autori: Gazeta inFokus 19:12 | 21 Mars 2024

Kryeministri, Albin Kurti, është duke e implementuar Asociacion – pjesë, pjesë – në heshtje ka thënë deputeti i PDK-së, Hisen Berisha.

Sipas Berishës, edhe çështja e dinarit është pjesë e implementimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Kurti është duke e implementuar Asociacionin në heshtje, në segmente të caktuara që janë të ndjeshme. Dhe që s’pret puna, duhet me i krye. Dhe është duke e implementuar në heshtje. Edhe ky është pjesë e Asociacionit, negocimi se për çfarë valute do të kenë qytetarët e komunave me shumicë serbe ë Asociacion është pjesë e statut dhe e Marrëveshjes. E ka negociuar vetë Bislimi, i cili tha se nuk shkoj unë me bë negociata. Është në statut, ata do të paguhen, do të kenë të drejtë të subvencionohen nga Serbia, e nga Serbia do të vije dinari.

-Advertisement-

Albin Kurti po e implenton me një pretekst që e krijoi kazus bellis me këtë rregullore e BQK-së. Po e implementon”, ka thënë Berisha në “FIVE” të Dukagjinit.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy